Home Sport Juve goleade kunder Verones

Juve goleade kunder Verones

125
0

Juventus1Mund të ndryshojë emri i kompeticionit, jo rezultati. Kupë Italie apo kampionat qoftë, Juventusi i shndërron dy sfidat kundër Hellas Veronës në karnavale torineze, gjatë të cilave, brenda 4 ditësh, kampionët e Italisë dëfrejnë tifozët e tyre, me 10 gola në total. Nëse në kupë verdheblutë i ndëshkuan keqazi, jo pak, por 6-1, edhe dje dhimbja nuk ka qenë më e vogël, pasi një 4-0 në kampionat mund të vrasë edhe më shumë, jo vetëm Veronën, por edhe Romën, e cila e sheh veten të shkëputur me pesë pikë diferencë, avantazhi më i madh që bardhezinjtë kishin vendosur këtë sezon ndaj kryeqytetasve. Me pak fjalë, Juventusi tenton të nisë një arrati personale drejt titullit kampion, ndonëse ajo e djeshmja ishte vetëm ndeshja e fundit e fazës së parë të Serisë A.

Previous articleRoma ndalet me nje barazim kunder Palermos
Next articleMilan humbet per here te dyte rradhazi ne shtepi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here