Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ditën e sotme janë bërë disa ndryshime në postet drejtuese. Kështu, shefi i Qarkullimit Rrugor të kryeqytetit, Fatos Kokalari sipas ndryshimeve më të reja, kalon shef i qarkullimit në Vlorë, ndërsa Ali Allaraj emërohet shef i Qarkullimit Rrugor në Tiranë, në vend të Kokalarit.
Deri më tani, Allaraj ka qenë shef i Qarkullimit në Lezhë. Ndërsa Fatjon Alla, nga komandant i linjave në Policinë Rrugore ka kaluar specialist në Policinë e Shtetit. Sipas ndryshimeve më të fundit në polici, Gëzim Gostoravi nga shef i qarkullimit në Vlorë ka kaluar në Fier. Artan Osmani gjithashtu nga shef i qarkullimit në Fier kalon në Durrës. Ndërsa Ervin Hoxha nga shef i njësisë së Qarkullimit Rrugor në Durrës, kalon në Lezhë.
Selma Pema nga shef i komisariatit të Lezhës kalon shef i qarkullimit në Elbasan, ndërsa Taulant Kondi nga shef i qarkullimit të Elbasanit kalon shef i qarkullimit të Korçës. Arjan Sulshaba nga Policia e Shijakut kalon shef i komisariatit në Kavajë.