Dhe pse kanë mbetur pothuajse më pak se dy javë nga fillimi vitit të ri shkollor, në zonën e ish parkut dhe tek uzina traktorë janë 2 shkolla të reja të cilat kanë përfunduar, por nuk do të hapen. Mungesa e bazës materiale, ka bërë që këto dy shkolla të mos hapin dyert për nxënësit e kryeqytetit këtë vit shkollor.
Kalosh Ferari, shef i sektorit të shërbimve në Drejtorinë Arsimore të Tiranës, shprehet se është faji i bashkisë, që këto dy shkolla nuk do të hapen.
Ndërkohë në shumë shkolla të kryeqytetit, vazhdon të mbetet problematike numri i lartë i nxënësve në klasa. Hapja e këtyre dy shkollave nga drejtuesit e arsimit në kryeqytet, shikohet si një mundësi e mirë për të ulur numrin e lartë të nxënësve në klasa. Në Tiranë janë 57 shkolla 9- vjeçare, 14 gjimnaze, një shkollë me korrespondencë dhe 8 shkolla profesionale.