Një person është ekzekutuar me armë pak pas mesnate në Vlorë.
Sipas policisë së qytetit bregdetar viktima është shtetasi Agron Çela, 40 vjeç, i vrarë në lagjen ‘Albano’.
Blutë e Vlorës sqarojnë se viktima ndodhej pak metra larg banesës në momentin që është qëlluar me disa plumba, ndërsa ishte i shoqëruar me familjen e tij.
Po sipas të njëjtave burime, mësohet se në lidhje me ngjarjen kanë nisur tashmë hetimet për identifikimin e autorëve si dhe për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë krim.