Home Aktualitet Arrestohet Mark Frroku, shoqerohet ne Drejtorine e Policise

Arrestohet Mark Frroku, shoqerohet ne Drejtorine e Policise

630
0

mark-frrokuuPas mbërritjes së shkresës së Parlamentit, me anë të së cilës autorizohej Prokuroria për të arrestuar deputetin e PKD-së, Mark Frroku, policia ka vepruar menjëherë duke bërë ndalimin e tij.

Kanë qenë efektivët e Komisariatit numër 6 në kryeqytet që kanë bërë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit ndaj Frrokut, i cili akuzohet nga autoritetet belge për një vrasje në Belgjikë. Ndryshe nga hera e kaluar, kur ai u prangos në lokalin në pronësi të familjes së tij, kësaj here Mark Frroku e ka pritur policinë në banesën e tij. Frroku ka mbërritur tashmë, për të dytën herë si i akuzuar, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, ku do të përballet me akuzën për vrasjen në Belgjikë. Pritet që Prokuroria të kërkojë nga Gjykata masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve. Sipas gazetarit Spartak Koka, Frrokut nuk i janë vënë prangat dhe aktualisht është akomoduar në një nga dhomat e sigurisë të Komisariatit.

Gjatë ditës së sotme, Frroku ka qenë i pranishëm edhe në seancën plenare ku ka mbajtur një fjalim para deputetëve, duke mbrojtur veten nga akuzat e Prokurorisë. Frroku ka tha se nuk ka bërë asnjë vrasje dhe se çështjen do ta zgjidhë me drejtësinë. Pas fjalimit të tij, Kuvendi ka votuar me 113 vota për heqjen e imunitetit dhe autorizimin e Prokurorisë për arrestimin e Frrokut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here