Publikohet video e shoqërimit të kosovarit i cili sulmoi dhe goditi stjuardesën e aeroplanit se pse i vonoi sanduiçin e porositur. Pajmet janë publikuar nga mediat kosovare ku shihet kosovare gjatë shoqërimit nga policia italiane, si dhe mbështetja dhe ovacionet e pasagjerëve të tjerë pro ndalimit të tij.
Ngjarja ndodhi të martën e 31 marsit në avionin e “EasyJet”, i fluturimit Gjenevë – Prishtinë. Sipas dëshmitareve kosovari ka goditur stjuardesën, për shkak se i vonoi sanduiçin. Të tjerë pasagjerë kanë ndërhyrë për të ndaluar dhunën e pasagjerit. Si pasojë kapiteni ka bërë një ulje emergjente në Romë, duke ndërprerë rrugën në gjysmë.
Sulmin e ka konfirmuar “EasyJet” që ka thënë se stjuardesa ka marrë lëndime dhe i janë thyer syzet. Kosovari është arrestuar në Aeroportin e Romës, por pasi është dëgjuar nga Policia është liruar.
Kompania “EasyJet” ka dërguar një tjetër aeroplan nga Baseli për t’i marrë 180 udhëtarët të cilët kanë mbërritur në Prishtinë pak para orës 20:00.