Home Ekonomi Gaz-sjellesi TAP, qeveria ve ne dispozicion token me qera

Gaz-sjellesi TAP, qeveria ve ne dispozicion token me qera

717
0

Gazsjellesi_TAP Gazsjellësi trans-adriatik po konkretizohet dita-ditës dhe pikërisht, sot Qeveria ka marrë një vendim tjetër lidhur me të duke miratuar vënien në dispozicion të shoqërisë Trans Adriatic Pipeline AG, nëpërmjet marrjes në përdorim, të tokës shtetërore që preken nga ndërtimi i rrugëve hyrëse të projektit të gazsjellësit Trans Adriatik si dhe për hyrjen në rrjetin rrugor shqiptar.

Në bazë të vendimit, marrja në përdorim, prej shoqërisë TAP AG, e sipërfaqeve të tokës shtetërore, që preken nga ndërtimi i rrugëve hyrëse të projektit të gazsjellësit Trans Adriatik, do të bëhet nëpërmjet nënshkrimit të një kontrate qiraje, ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe shoqërisë TAP AG. Vendimi i qeverisë speicifikon me detaje të gjithë këtë proces.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here