Home Aktualitet Prokuroria belge, Frroku ka akuza per droge dhe prostitucion

Prokuroria belge, Frroku ka akuza per droge dhe prostitucion

740
0

frrokuPërveç krimeve për të cilat Frroku akuzohet se i ka kryer në Belgjikë, në dokument është evidentuar se Mark Frroku është hetuar edhe në Itali për shfrytëzim të prostitutave. Sipas dokumenti Frroku është hetuar në vitin 2001 nga gjykata e Pratos në veri të Italisë. Në hetimin për prostitucion përveç Frrokut janë të përfshirë edhe tre shqiptarë të tjerë por ajo që vihet në dukje nga ky dokument e hartuar nga Prokurori C.Fruy është edhe fakti se bashkë me Mark Frrokun është hetuar edhe Arjan Bytyçi i cili po ashtu pas hetimit në Itali ka qenë i përfshirë edhe në ngjarjen e Belgjikës.

Sipas dosje “Arjan Bytyci është arrestuar në Trieste, Itali në 17 nëntor 2001 me një identitet të rremë , Ilir Morina, lindur në Pukë më 2 Shkurt 1965. Ai është hetuar bashkë me një farë Shkëlqim Gjonaj  nga Gjykata e Pratos për shfrytëzim prostitucioni të një gruaje në kuadrin e një dosje që implikon Mark Frokun (Besnik Morina) , Arben Pash Rrapi dhe Gëzim Prenga.  Ai nuk mund të ekstradohet në Belgjikë në kuadrin e dosjes aktuale pa shlyer më oparë dënimin që ka marrë në këtë vend.

Ndërkohë referuar vrasjes në Belgjikë, në dokumentin e hartuar nga Prokurori ne Bruksel theksohet se Frroku në dhjetor të 2002 është dënuar nga gjykata e Amsterdamit me 3 vite burg për drogë. Pas dënimit në Amsterdam Frroku është ekstraduar në vitin 2004 në Belgjikë nën masën e sigurisë së arrestit.

Ja çfarë ka shkruar prokurori:
“I ashtuquajturi Besnik Morina, alias Mark Frroku alias Piro Safrani (Sofrina) është burgosur në Amsterdam, në Vendet e Ulëta në kuadrin e një dosjeje për thyerjen e ligjit mbi opiumin. Eshtë dënuar në 4 dhjetor 2002 nga Gjykata e Amsterdamit me tre vjet burgim. U ekstradua në  Belgjikë në kuadrin e kësaj dosjeje, me mandati për arrestimin ndërkombëtar që I përket datës 10 janar 200o. I solli heqjen e lirisë në 6 maj 2004
Ai deklaron se nuk ka vrarë askënd dhe se nuk e njeh viktimën”.

Dokumenti që ka mundur të zbardhë A1Report është përpiluar në 10 nëntor të 2009 kohë kjo në të cilën janë mbyllur edhe hetimet për Mark Frrokun dhe katër shqiptarë të tjerë të akuzuar për vrasjen e Aleksandër Kurtit të ndodhur në Bruksel në 5 mars të 1999.

Përshkrimi i vrasjes së Aleksander Kurtit sipas dosjes së prokurorit belg
Më 5 mars 1999, ora 17:45 Policia e Saint-Gilles zbulon në rrugën në hyrje të stacionit “Gare Du Midi, nr 47” trupin e një të riu në agoni. “Ka hundën komplet me gjak, hematoma të rënda poshtë syve, i plagosur në duar dhe në kraharorin e gjakosur paraqiste tre plagë me thikë. Dy dëshmitarë kanë thënë përpara policisë që në orën 17:30 kanë parë tre persona që vraponin, njëri e kishte dorën të futur poshtë xhaketës dhe më pas hedh një thikë të madhe poshtë kamionit të postës, 100 metra larg vendit të ngjarjes.

Viktima u identifikua në bazë të dokumenteve që kishte me vete si Azem Shkreli nga Jugosllavia i lindur me 8 shtator 1980. Karta e identitetit me emrin Azem Shkreli kishte të shënuar një person të kontaktit në raste urgjence: Nikolas Kurti. Gjithashtu u gjet edhe një foto e prerë e një gruaje, pas të cilës shkruhej: “Lume, Ti amo, Je T’aime dhe Te dua 27.01.1999, kujtim për shokun tim Aleksandrin. Pas hetimeve të para rezulton se bëhet fjalë për larje hesapesh në mesin e grupeve të prostitucionit shqiptar.” – shkruhet në aktakuzën belge.

Nikolas Kurti, i kontaktuar ka shpjeguar se bëhet fjalë për vëllain e tij, Aleksander Kurti, i datëlindjes 13 janar 1975 nga Shqipëria. Sipas tij identiteti i rremë ishte përdorur nga i vëllai për të përfituar azil politik si shtetas kosovar.

Dëshmitarja: Edhe Arben Frroku i përfshirë në vrasjen e Belgjikës
E pyetur nga prokurorët belgë mbi vdekjen e Kurtit një tjetër dëshmitare deklaron se ka marrë një telefonatë nga tutori i saj “Leka” (Leb Bib Djafa), ditën e ngjarjes më 05.03.1999.
Në këtë telefonatë ai i kërkonte që të shkonte në apartamentin e tij që ndodhet mbrapa stacionit Gar du Midi. Duke qenë se ajo punonte të Charleroi, ajo arriti në Bruksel gjatë mbrëmjes. Kur u takuan, Leka i deklaroi që duhet të ikte nga Belgjika duke qenë se kishte marrë pjesë në një sherr në Midi dhe si pasojë një shqiptar kishte vdekur. Ata folën shumë pak pasi një person erdhi dhe e mori. Disa ditë më vonë vajza me inicialet E.U merr një tjetër telefonatë nga Leka dhe i shpjegon se çfarë kishte ndodhur. Ishte në shoqërinë e Aleksit (Besnik Vuka) Hilës (Arjan Bytyci) dhe Markut (Besnik Morina).  Por ajo beson gjithashtu që edhe Beni ka qenë me ta. Personi që e ka qëlluar me thikë Kurtin ishte Aleksi. Pas ngjarjes ata u larguan nga Belgjika, njëri iku me tren në Gjermani, ndërsa 3 të tjerë u shoqëruan nga Alfred Kola deri në Itali.

Sipas prokurorit belg: “Lek Bib Djafa u ka deklaruar shumë shqiptarëve se ka marrë shumën e 10 mijë dollarëve amerikanë për ekzekutimin e Aleksandër Kurtit”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here