Home Aktualitet Sot jepet vendimi per Arben Frrokun

Sot jepet vendimi per Arben Frrokun

515
0

arben-frrokuNë një kohë kur Mark Frroku është arrestuar për të dytën herë për akuzën e “Vrasjes me paramendim”, pritet që sot para gjykatës së Krimeve të Rënda të dalë vllai i tij Arben Frroku, për të cilin do vendoset dënimi me burg përjetë ose jo.

Vendimi pritet të jepet sot në orën 14:00 në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Prokuroria ka kërkuar deklarimin fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm të biznesmenit Frroku, pasi sipas akuzës ekzistojnë faktë të pakundërshtueshme që ai ka marrë pjesë në vrasjen e ish-kryekomisarit të ndjerë Dritan Lamaj.

Nga ana tjetër Arben Frroku ka deklaruar se është i pafajshëm dhe se në këtë ngjarje ishte përfshirë politikisht. Vrasja e Dritan Lamaj është kryer në datën 24 shkurt të 2013 teksa efektivi i policisë është qëlluar sapo ka hyrë brenda në makinën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here