Home Aktualitet Rruga e Kombit, nga aksidenti, 1 i vdekur, 6 të plagosur

Rruga e Kombit, nga aksidenti, 1 i vdekur, 6 të plagosur

640
0

aksident-rruga-kombitNjë person ka humbur jetën dhe 6 të tjerë persona kanë mbetur të plagosur rëndë, mes tyre 2 fëmijë, si pasojë pasojë e një aksidenti automobilistik në Rrugën e Kombit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 minuta në afërsi të Milotit.

Katër automjete 2 tip “Benz”, një “Fiat” dhe një tip “Fuoristradë”, janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar plagosjen e shtatë personave, një prej të cilëve më pas ka ndërruar jetë në spital.

Dy prej të plagosurve, Ndue Prenga dhe Mark Gjini, janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa një tjetër i plagosur, i cili ndodhet në gjendje më të rënduar shëndetësore, është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Të plagosur nga aksidenti, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën janë 5 anëtarët e një familje, 45-vjeçari Bashkim Rama, drejtues i mjetit “Fiat Punto”, i cili udhëtonte me bashkëshorten e tij Vera Rama, 35 vjeç, dhe fëmijët e tyre Nina Rama, 19 vjeç, M.R. 5 vjeç dhe T. R. 13 vjeç, banues në Mamurras.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe forcat e policisë, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here