Home Aktualitet Armina Mevlani: Jam e dashuruar, kam kohe per martese

Armina Mevlani: Jam e dashuruar, kam kohe per martese

1193
0

543393_10201193345190173_1333768679_nKanë kaluar vetëm katër vite, kur emri i Armina Mevlanit, studente e Filozofisë në atë kohë, të përmendej si vajza që do të përfaqësonte Shqipërinë në “Miss World 2009”. Tashmë e ka lënë pas famën e miss-it për t’i hyrë botës së medies me ambicie. Pas eksperiencës si moderatore në festivalin “Kënga Magjike”, ajo do të ngjitet në skenën e një tjetër “show” me audiencë, siç është “Dancing with the Stars”. Përveç lidhjes së saj të hershme me kërcimin, Armina flet për dashurinë e momentit, fatin dhe llogaritë për një jetë të plotësuar, si dhe sekretet e bukurisë përtej pamjes.

Sapo ke rënë dakord për të qenë një nga moderatoret e “Dancing with the stars” për këtë sezon në “Vizion Plus”. Si e prite këtë ofertë dhe çfarë tip prezantueseje do të shohim kësaj here?
“Dancing with the stars” është një ndër show-t televizivë më të mirënjohur, dhe patjetër që e prita mirë si fillim, por gjithashtu mora kohë për ta menduar disi, sepse kërkon përgjegjësinë e vet fakti i të qenët pjesë e një spektakli të madh. Kësaj here do të shihni tipin e prezantueses më të lirshme dhe koherente, por nuk do jem vetëm “Smiling face with smiling eyes”.
Kërcimi është një nga pasionet e tua. Do të kishe dëshiruar të ishe një nga konkurrentët VIP në garë?
Unë në fakt që në moshë të vogël jam marrë pak me kërcim duke ndjekur edhe mamanë time, e cila ka qenë balerinë. E adhuroj kërcimin, madje ata që më kanë parë thonë se di të nxjerr mirë vetveten kur kërcej. Më parë kam konkurruar me grupin shqiptar të kërcimit në Gjimnastradën botërore, ku përfaqësuam vendin dhe ishte një eksperiencë shumë e veçantë për mua. Do kishte qenë bukur edhe konkurrimi, por në rolin e prezantueses nuk do mungojë edhe kërcimi për të kompletuar gjithçka, edhe për ta përshtatur natyrën time me programin.
54022_1588482286426_2710699_o
Cilat janë njohjet apo marrëdhëniet që ke me secilin konkurrent VIP në këtë “DWS”?
Lista e plotë me të gjithë konkurrentët nuk është mbyllur ende, por me aq sa di, shumica e tyre janë njerëz të njohur në media, art dhe sport. Shpresoj që publiku t’i mirëpresë, pasi diversiteti premton një edicion interesant, duke qenë se edhe në juri ka pasur ndryshime.

Në fillim u fol se do moderoje së bashku me Adi Krastën, por ai u tërhoq. Pas eksperiencës me Ardit Gjebrenë, si e prite faktin e të qenët partnere e kundërfigurës së Gjebresë kësaj here?
Unë jam në dijeni që Adi Krasta dhe Ardit Gjebrea janë moderatorët më të mirënjohur në Shqipëri. Ndonëse e kam ndjekur vetëm nga larg, kam një përshtypje shumë pozitive për Adi Krastën. Sa për eksperiencën me Arditin do jetë e paharrueshme, pasi ai është moderator shumë i aftë, por gjithashtu njeri mjaft special. Mendoj se të dy ruajnë veçantitë e tyre në stile të ndryshme.
326143_2214704221583_226654098_o

Tashmë ke hyrë në tregun e prezantueseve në Shqipëri, dhe menjëherë pas “Kënga Magjike”, sërish një show tjetër i rëndësishëm. Do e konsideroje fat, apo ke ngulmuar për të arritur deri këtu?
Pa dyshim fati ka pjesën e vet, por mendoj se kam punuar që ta përfshij veten në fushën e medies ashtu siç duhet, sepse pa punë asgjë nuk vjen vetë. Gjithsesi, them se ende kam shumë punë për të bërë.

Cili është shembulli që ke ndjekur apo do ndjekësh tani e tutje?
Mendoj se çdo prezantues duhet të ketë veçantinë e tij dhe duhet të ruajë diçka ndryshe për të bërë dallimin nga të tjerët. Nuk kam ndjekur ndonjë shembull, por përpiqem të jem vetvetja, sepse ky është suksesi.
Zotësia e një mashkulli është të ketë në krah femrën që dashuron
Me cilin person dëshiron të kërcesh “Dance me to the end of love” të Leonard Cohen?
(Qesh) Po qesh, sepse Leonard Kohen është ndër të preferuarit e mi dhe kam vërtet kujtime me këtë këngë. Do e kërceja sërish me të njëjtin person.
277444_2098350632816_5974736_o
Dhe sa e dashuruar ndihesh nga 1 ne 10 në këto momente që po flasim?
Ndihem e dashuruar 10.
Martesa është ndër qëllimet e tua, kur do mund të të shohim nuse me kurorë?
Si çdo vajzë, patjetër dhe unë kam ëndërruar gjithmonë për atë moment. Jam tradicionale dhe nuk jam aspak kundër martesës, por mendoj se duhet të merret koha e duhur për t’u njohur më mirë në një lidhje, për të hedhur një hap kaq të rëndësishëm si martesa.
Zotësia e një mashkulli është të ketë në krah një femër të bukur apo të pushtetshme?
Zotësia e një mashkulli është të ketë në krah femrën që vërtet dashuron, me të mirat dhe të këqijat e saj, dhe t’i qëndrojë besnik.

Jeta për ty është llogari apo fat?
Të dyja. Fati i vjen secilit në derë në një moment të caktuar dhe, nëse jemi të zgjuar, do dimë si ta vlerësojmë. Nuk do më pëlqente fjala “llogari”, sepse është shumë e ftohtë, por do thosha thjesht se e kemi në dorë ta bëjmë fatin tonë ashtu siç e duam.

Ndihesh më shumë një vajzë delikate, apo e fortë për t’ia dalë e vetme?
Jam po aq e fortë sa edhe delikate. Jam e fortë në sensin që di të përballem me pengesat dhe vështirësitë që të sjell jeta. Kam shumë ambicie, por edhe delikatesë pasi jam tepër e ndjeshme, sidomos kur bëhet fjalë për njerëzit që dua.
290895_2131470100782_7988628_o
Cila është shenja që të bën të kuptosh se ke hyrë në fazën e një vajze të pjekur?
Fakti që ndihem e pavarur dhe dëshira për t’u rritur profesionalisht.

I ke bërë ndonjëherë publike bindjet e tua politike, ti je e majtë apo e djathtë?
Si çdokush, kam bindjet e mia politike, por për mua ato janë dytësore, pasi ndihem shumë e dashuruar me artin dhe karrierën time. Ndoshta në një të ardhme mund të vendos të reflektoj në publik bindjet e mia politike.

Ambiciet e një miss-i deri ku shkojnë, çfarë synon të arrish më tej?
Tashmë nuk mund të quhem më miss (qesh). Edhe pse si titull më ka pëlqyer, pasi për mua jeta mori një rrjedhë të re. Punova dy vjet në drejtimin e revistës “Harmony” dhe m’u desh të largohesha për të përmbushur impenjime te tjera profesionale si “DWS”, por edhe personale. Tashmë gjithçka po merr drejtimin e duhur, por mund të them se kam punuar shumë dhe kam ambicie e plane të reja në vijim.

Bukuria si mund të mbahet gjallë, ti si kujdesesh përditë?
Bukuria është komplekse dhe jo se dua të dukem ndryshe, por ajo s’ka të bëjë vetëm me pamjen e jashtme. Femra e meshkuj të bukur ka shumë, por vetëm disa bëjnë dallim, dhe ky dallim vjen nga inteligjenca, kultura, komunikimi dhe mënyra se si i reflektojmë këto cilësi te te tjerët. Unë për ta mbajtur gjallë mundohem të lexoj më shumë, të jap dashuri, të buzëqesh dhe të jem pozitive, pasi stresi dhe mendimet e këqija janë ato që na shëmtojnë. Patjetër kujdesem edhe për look-un, veshjet që zgjedh, duke qenë se më pëlqen shumë moda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here