Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga policia e qytetit të Shkodrës pasi akuzohet për ushtrim dhune. Sipas policisë Gacalin Zefi 29-vjeç është arrestuar pasi akuzohet se ka dhunuar anëtarët e familjes së tij.
Denoncimi ndaj të riut është bërë nga familjarët. Polica bën me dije se dhuna është ushtruar në gjendje të dehur.