Home Aktualitet Rikthimi i emigranteve, fluks ne te gjitha pikat doganore.

Rikthimi i emigranteve, fluks ne te gjitha pikat doganore.

573
0

doganeShtohet fluksi në pikat e kalimit kufitar për emigrantët që largohen në vendet e tyre të punës pas përfundimit të festave të fundvitit.

Sipas informacioneve, në pikën e kufirit të Kapshticës gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë 6684 shtetas dhe 1520 automjete ndërsa kanë hyrë vetëm në territorin shqiptar 2927 shtetas dhe 612 automjete. Në Kapshticë, pala greke punon me 2 sportele kurse ajo shqiptare me 4 të tilla.
Po kështu fluks ka pasur edhe në doganën e Kakavijës ku emigrantët i drejtohen vendeve të tyre të punës pas përfundimit të festave të fundvitit.
Ndërkohë në të dyja doganat me Greqinë nuk raportohet për radhë apo për probleme por vetëm për fluks i cili pritet të rritet gjatë fundjavës
Pritet që fluksi të rritet në ditët dhe në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here