Home Aktualitet Samir Mane, ja pse u pezullua licensa e kromit

Samir Mane, ja pse u pezullua licensa e kromit

1001
0

samir-maneBëhen të ditura kushtet e raportit të inspektimit nga AKBN-ja që çuan në pezullimin e lejes së shfrytëzimit minerar e subjektit “TUR-ALB KROM” shpk, të biznesmenit Samir Mane. Deri sa të plotësohen kushtet e raportit, leja qendron e pezulluar për në afat të pacaktuar.

Publikohet raporti i inspektimit në “zonën D” të minierës së Bulqizës, i përpiluar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), drejtuar Ministrisë së Energjitikës dhe Industrisë. Pas këtij raporti, u pezullua leja e shfrytëzimit minerar e subjektit “TUR-ALB KROM” shpk, të biznesmenit Samir Mane.

Në raport janë parashtruar detyrat vjetore, të cilat subjektet e liçensuara për të shfrytëzuar “zonën D” të minierës së Bulqizës duhet të përmbushin. Nga të gjitha subjektet e inspektuara, vetëm për subjektin “TUR-ALB KROM” nënkontraktor i koncesionit “Albanian Chrome” (ish ACR), tashmë pjesë e “Balfin Group”, është propozuar që, në bazë të ligjit, t’i pezullohet leja e shfrytëzimit për një afat të pacaktuar, deri në plotësimin dhe realizimin e të gjitha vërejtjeve dhe mangësive të parashtruara në këtë raport.

Kushtet
Kushtet që subjekti “TUR-ALB KROM” duhet të plotësojë janë, së pari përpilimi i Projekt Programit për vitin 2013-2014, i cili duhet të dorëzohet për miratim. Ndërkaq subjekti ka një mungesë të madhe dokumentacioni të kushteve teknike. Dokumentet teknike nuk ishin të plota, pasi profilet, planimetritë, projeksioni vertikal ishin pjesorë si dhe nuk hidheshin kufijtë e lejes në të gjitha materialet, konstatojnë ekspertët e AKBN-së.

Sipas tyre, gjithashtu, në programin vjetor të zhvillimit të aktivitetit minerar mungonte një planimetri bazë, ku të pasqyroheshin punimet kapitale, si brenda lejes së tyre dhe me subjektet fqinje, në tre planet. Në materialin grafik nuk ishin pasqyruar zonat e rrezikshme, sipas studimit të AKBN-së, hartuar në vitin 2008.

Gjatë hartimit të programit vjetor të zhvillimit të aktivitetit minerar, nuk ishin mbajtur parasysh “mikrozonat e rrezikshme”, brenda të cilave ishin projektuar punime minerare. Ndërkaq, nuk rezulton të jetë zbatuar urdhri i Repartit të Inspektim, Shpëtim, Minierave (RISHM) për pezullimin e punimeve minerare në galerinë Nr.34, pjesa Lindore, 18 e 42.

Në lidhje me këto punime, siç thuhet në informacionin e RISHM-së (sipas këtij raporti të AKBN-së), subjekti “TUR-ALB KROM” kishte bërë të ditur se ato ishin ndërmarrë nga persona të ndryshëm informalë, por në këtë pikë raporti nuk është shumë konkret.

Ndërkaq, në zbatim të ligjit subjekti zotërues i lejes minerare është përgjegjës për aktivitetin minerar në zonën e tij, ai duhet të zotërojë të gjithë lejen minerare në tërësi dhe në çdo rast duhet të denoncojë në organet kompetente këtë veprimtari të jashtëligjshme të personave në fjalë.

Të gjitha vëretje të raportit të AKBN-së çuan në pezullimin e lejes së shfrytëzimit minerar në “zonën D”, të minierës së Bulqizës të subjektit “TUR-ALB KROM” të biznesmenit Samir Manes.

Ministri Koka takohet me të rinjtë e Durrësit
Dje Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, iu bashkua lëvizjes “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë”. Ai udhëtoi së bashku me vullnetarët e Autobusit të Gjelbërt drejt qytetit të Durrësit për të dhënë mbështetjen e tij për aksionin e datës 22 nëntor, të organizuar nga lëvizja civile “Green Line Albania”. Ministri Koka së bashku me grupin e vullnetarëve u takua me nxënës për të folur për ndërgjegjësimin e rinisë në mbrojtjen e mjedisit.

Gjatë takimit të rinjtë bashkëbiseduan me ministrin rreth sfida1ve të mjedisit duke u fokusuar në problematikën e qytetit të Durrësit. Minstri Koka premtoi se do të impenjohet maksimalisht që qyteti të ketë një mjedis më të pastër. Të rinjtë e Durrësit shprehën gadishmërinë për të dhënë kontibutin qytetar për të mbrojtur ambientin si edhe për t’u përfshirë në aksionin për pastrimin e Shqipërisë, më datë 22 nëntor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here