Home Kosova BE: Vendosja e flamurit të Kosovës ishte një gabim teknik

BE: Vendosja e flamurit të Kosovës ishte një gabim teknik

855
0

kosovo-flag-euZëdhënësja e Misionit Vëzhgues të BE-së në Kosovë, Florence Marchal, thotë se vendosja e flamurit të Kosovës në faqen zyrtare të BE-së ishte thjesht një gabim teknik. Pohon se qëndrimi i BE-së sa i takon statusit të Kosovës nuk ka ndryshuar.

Bashkimi Europian nuk ka ndryshuar qëndrimin e tij sa i përket statusit të Kosovës. Zëdhënësja e Misionit Vëzhgues të BE-së në Kosovë, Florence Marchal, thotë se vendosja e flamurit të Kosovës në faqen zyrtare të BE-së ishte thjesht një gabim teknik, i cili u përmirësua më vonë.

Sipas saj, nuk bëhej fjalë për ndryshim të qëndrimit të BE-së për statusin e Kosovë. “Ky ishte një gabim teknik, kështu që kjo ishte arsyeja që ne e larguam”. “Është e vërtetë që fillimisht është publikuar në ueb-faqe, por problemi është zgjidhur menjëherë”.

“Edhe Misioni i Vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet e nëntorit, nuk ndryshon qëndrim sa i përket statusi të Kosovës. Ne jemi duke vazhduar të punojnë në përputhje me Rezolutën 1244”.

“Edhe një herë, ky ishte një gabim teknik dhe kjo nuk do të thotë që me këtë veprim ka ndryshuar qëndrimi BE-së karshi statusit të Kosovës”, ka thënë Marchal

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here