Home Aktualitet Sot nisin Universitetet 162 mijë studentë e 10 mijë pedagogë

Sot nisin Universitetet 162 mijë studentë e 10 mijë pedagogë

603
0

universiteti-i-TiranesSot nisin studimet 162 mijë studentë dhe mbi 10 mijë pedaogogë në të gjitha universitetet shtetërore dhe private të vendit nisin vitin e ri akademik 2013-2014.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla do të jetë e pranishme pranë Fakultetit të Ekonomikut, ku do të japë dhe urimin për sezonin e ri shkollor të arsimit universitar.

Universiteti shtetror i Tiranës është ai që ka edhe përqendrimin më të madh të studentëve, ndërsa ndiqet nga universitetet e Shkodrës, Durrësit, Elbasanit dhe Vlorës.

Fakulteti i Ekonomisë dhe Drejtësisë ashtu si vitet e kaluara janë sërish ndër zgjedhjet e preferuara të të rinjve shqiptarë, ndërsa shkencat ekzakte si: fizika, matematika janë gjithnjë e më pak të frekuentuara.

Duke u nisur nga numri i lartë i studentëve problem është mungesa e auditoreve në disa fakultete, teksa në këto të fundit ndërhyrjet në infrastrukturë nuk kanë qenë shumë prezente.

Ndërkaq Studentët e viteve të dyta, të treta dhe ata të vitit të parë master të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin shtetëror të Tiranës, ndyshe nga fakultetet dhe universitet e tjera në vend nuk e nisin nesër vitin e ri akademik.

Shkak për këtë vonesë janë bërë provimet e shtatorit, të cilat nuk u zhvilluan si pasojë e protestave të pedagogëve dhe studentëve të këtij fakulteti për pezullimin e punimeve të një pallati në territorin e tij.

Burime pranë këtij fakulteti bëjnë me dije se rreth 3500 studentëve u duhet që të presin edhe një javë për të nisur vitin e ri akademik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here