Home Politike Rama: Imami ne prokurori, shperdoroi fondet

Rama: Imami ne prokurori, shperdoroi fondet

523
0

rama-kryeministerIsh-ministri i Mbrojtjes në qeverisjen e Berishës ka shpërdoruar 2 milionë dollarë të dikasterit që ka drejtuar, duke i kaluar në kundërshtim me ligjin në favor të PD në fushatën zgjedhore të 23 qershorit. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në drekën me dyer të mbyllura të zhvilluar larg syve të qytetarëve e të medias në një nga restorantët në zonën turistike të Dajtit.

Mësohet se teksa ka evidentuar hapat e para të qeverisjes së re por dhe gropën financiare të krijuar nga qeveria e kaluar nga kryeministri Berisha, Rama mësohet të ketë thënë para deputetëve të tij se “Kemi evidenca që gjatë fushatës zgjedhore Arben Imami, ish-ministri i Mbrojtjes në qeverisjen e kaluar ka porositur 1 milionë litra naftë për automjetet ushtarake, por që realisht janë përdorur për makinat e PD”. Një informacion bombë nga ana e kryeministrit Edi Rama për të treguar dhe njëherë se në çfarë gjendje është gjetur nga qeveria e re, shteti dhe sa është masa e shpërdorimit nga krerët e ministrive të qeverisjes së djathtë.

Vlera monetare e këtij shpërdorimi të pasurisë së shtetit për ta përdorur nga PD në fushatën zgjedhore kap vlerën e 2 milionë dollarëve dhe është një shpërdorim i realizuar vetëm në një muaj. Nga ana e tij, deputeti dhe njëherësh sekretar për pushtetin vendor në PS, Bashkim Fino por dhe deputetë të tjerë mësohet të kenë thënë se “ky është një shpërdorim i madh i pasurisë së shtetit dhe çështja duyhet të dërgohet menjëherë para drejtësisë”.

Një kërkesë që ka marrë mbështetjen e plotë, teksa kryeministri Rama mësohet të ketë thënë se “Çështjen do ta çojmë në Prokurori”. Deputetët socialistë kanë qënë shumë të ndjeshëm në këtë pikë, teksa kanë evidentuar dhe fakte të tjera të shpërdorimit të detyrës nga eksponentë të qeverisjes së Berishës, kostoja e të cilave është me miliona dollarë, duke deklaruar denoncimin e tyre në organet e drejtësisë.

Dhe akuzat për shpërdorim detyre me kosto prej miliona dollarësh për ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami nuk kanë qënë të pakta, duke filluar që me faljen e pasurive të ushtrisë, në bregdet e kudo përmes privatizimeve të lira për njerëz dhe biznese afër pushtetit, e deri tek shpërdorimi i parave të realizuar nga shitja e armëve vendeve në konflikt, para që kanë financuar makinën elektorale të PD. Por nga ana tjetër Imami akuzohet se ka vënë në funksion të fushatës dhe të mazhorancës dhe efektivë të ushtrisë, si dhe kalimin e SHQUP në dizpozicion të PD për ta përdorur atë si seli të partisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here