Home Sport Manchester United pëson goditjen e parë nga Evertoni në transfertë

Manchester United pëson goditjen e parë nga Evertoni në transfertë

526
0

Manchester United ka qënë surpriza e javës së parë në Premier League në kampionatin anglez të futbollit. Ekipi i drejtuar nga trajneri legjendar Ferguson ka humbur përballë ekipit të Evertonit në transfertë. Ndeshja është vendosur nga goli i Fellainit në minutën e 57′ të pjesës së dytë duke shtangur “Djajtë” e Fergusonit. Goli i pësuar ka çorientuar miqtë, të cilët nuk ishin të saktë para portës duke gabuar disa herë në mundësitë e krijuara për të barazuar rezultatin.

Në minutën e 68′ Ferguson vendos të zbresë në fushë blerjen e fundit, sulmuesin Robbin Van Persi, por as ky i fundit nuk mundi të shpëtonte Fergusonin dhe Manchesterin nga humbja dhe t’i prishte festën ekipit të Evertonit. Debutimi i blerjeve të United, Kagava dhe Van Persi realizuan një paraqitje mesatare, por që nuk arritën të bënim diferencën në fushë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here