Home Aktualitet Guardia di Financa: Rreth 24 ton drogë nga Shqipëria u kapën në...

Guardia di Financa: Rreth 24 ton drogë nga Shqipëria u kapën në 2017

1560
0
 

Droga e ardhur në Itali nga Shqipëria ëhstë bërë sërish lajm ditën djeshme. Në 2 operacione të policisë, një në ujëra ndërkombëtarë pranë Leçes dhe një në Akërni të Vlorës, e sekuestruan mbi 1.3 ton drogë kanabis. Ndërkohë policia financiare italiane ka shpërndarë sot një deklaratë për shtypit me detaje të hollësishme mbi gomonen me drogë e nisur nga Shqipëria dhe e kapur në afërsi të brigjeve të provincës së Leçes. Sipas policisë italiane, marijuana e sekuestruar në det kishte një peshë totale 633, 85 kg e cila nëse do të hidhej në treg trafikantët do të përfitonin 6 milionë euro.

Në këtë deklatatë për shtyp Guardia di Financa italiane informon gjithashtu se prej fillimit të vitit 2017 janë sekuestruar përmes detit rreth 24 tonë marijuanë dhe se Policia Financiare e Puglias ka arrestuar 32 skafistë. Ndërkohë në të njëjtën periudhë të vitit 2016, janë sekuestruar rreth 22 tonë marijuanë.

Brindisi dhe Leçe janë dy qytete italianë që gjendet jo më larg se 100 km në vijë ajërore nga brigjet shqiptare. Ndërsa Guardia di Financa shprehet se se rreth 24 ton drogë janë sekuestruar në këtë hapsirë ku Italia kufizohet më Shqipërinë, çka supozon se shumica e drogës së kapur në këto brigje ka ardhur nga Shqipëria. Po ashtu, në raportet e DASH dhe Europol thuhet se vendi ynë mbetet një rrugë trafiku droge për vendet e tjera. Trafiku i drogës në drejtim të vendit fqinj, në Itali, është bërë shqetësues edhe për autoritet italiane edhe për këtë vit. Këto të fundit, në disa deklarata kanë bërë të ditur se shumica e drogës që është kapur në Itali ka prejardhjen nga Shqipëria.

Sasia më e madhe e kapur është ajo prej 8 ton kanabis, e cila u kap në Itali. Kjo sasi e madhe droge u bllokua nga Guardia di Finanza në zonën e Venezias, Itali në një kamion në muajin shkurt. Ndërsa muaji qershor e ndjek me 6 ton drogë të sekuestruar që vinte nga Shqipëria drejt brigjeve italiane. Kujtojmë këtu edhe rastin e arrestimit të doganierëve të portit të Durrësit të cilët lejuan kalimin e afërsisht 10 ton drogë nga vendi ynë për në brigjet Italiane.

Shifra të tillë tregojnë se droga e ardhur nga Shqipëria është duke përmbytur brigjet italiane me tonalata. Një tablo kjo që, perpos raporteve ndërkombëtare për kanabisin apo sasive të kapura, refuzohet të pranohet nga autoritetet dhe qeveria shqiptare. Kjo e fundit, me në krye kryeministrin Rama kanë dhënë zotimin se brenda këtij viti do të mbyllet çështja e kanabisit, por ajo që mbetet faktike janë tonalatat e mëdha të drogës të trafikuara, që jo vetëm nuk po pakësohen, përkundrazi, kanë rritje nga viti i kaluar, sipas policisë italiane.

Në një situatë të tillë ku trafiku i kanabisit ka kapur shifra rekord, qeveria shqiptare jep deklarata naive duke u shprehur se nuk ka më sipërfaqe të mbjella me kanabis në vend, si dhe ky problem do të ketë marrë fund me mbylljen e këtij viti. Atëherë nga vjen kjo rritje e trafikut të kanabisit dhe nga dalin këto tonelata të kapura, kryesisht me Italinë, që e kanë kthyer Shqipërinë në kolumbinë e Europës?

Ndoshta zgjidhja e vetme që ka menduar për këtë çështje qeveria shqiptare dhe kryeministri Rama, është ajo e të quajturit kanabisin si një kulturë bujqësore dhe duke u mburruar për “boom-in” rritës që ka patur sektori i Bujqësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here