Home Aktualitet Tiranë, aksidentohen 3 të rinj. Një nga makinat e djalit të Gramoz...

Tiranë, aksidentohen 3 të rinj. Një nga makinat e djalit të Gramoz Rucit

550
0

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve janë aksidentuar 3 persona. I perfshirë në aksident dhe djali i deputetit Gramoz Ruci.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin kryesor të Rrugës së Elbasanit rreth orës 21:20 minuta, kur një automjet Mini Cuper dhe një MBW X6 janë përplasur. Si pasojë janë plagosur rëndë 2 vajza dhe një i ri. Policia bën të ditur se nga tre të plagosurit, në rrezik jete është vajza me inicialet B.P, 28 vjec ndersa jashte rrezikut per jeten vajza B.R dhe djali E.C. E plagosura në gjendje të rëndë udhëtonte me Mini Cuperin se bashku me 2 të plagosurit e tjerë.

Pak minuta pas ngjarjes Policia e Tiranës bëri të ditur se i perfshire ne aksident eshte dhe shtetasi, Ledio Ruci, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruci. Ledio Ruci drejtonte automjetin BMW X6. Policia ka marre ne pyetje djalin e deputetit.

Në vendgjarje mbërritën menjehere ambulanca dhe policia. Efektivët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e madhe dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit.

Automjeti tip BMW X6 pas përplasjes me Mini Cuper më pas ka hyrë në trotuarin anësor dhe është përplasur me një nga muret e ndërtesave. Fatmirësisht asnjë kalimtar nuk ka pësuar dëmtime, vetëm muri anësor i një prej dyqaneve të asaj zone. Dyshohet se te dyja automjetet kane qenë me shpejtësi të madhe, por do të jene hetimet që do të përcaktojne se cila nga automjetet ka qenë shkaktar për aksidentin e rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here