Home Aktualitet Aksidenti me djalin e Rucit, vdes vajza e plagosur

Aksidenti me djalin e Rucit, vdes vajza e plagosur

756
0

Ndërron jetë sot në Spitalin Ushtarak në kryeqytet njëra prej të plagosurave, e cila u përfshi në aksidentin e mbrëmshëm, në rrugën e Elbasanit në kryeqytet. Ajo është identifikuar si Brunilda Pinderi, 28 vjec.

Si pasojë e aksidentit, tre persona mbeten të plagosur rëndë, ndërkohë që njëra nga dy vajzat u shtrua në gjendje të rëndë në spital. Policia bëri të ditur se, në aksident u përfshi edhe djali i deputetit të PS-së, Gramoz Ruci.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 21:20 ku një automjet Mini Cuper dhe një MBW X6 janë përplasur. Viktima së bashku me 2 të plagosurit e tjerë mësohet se udhëtonin me Mini Cuperin, ndërkohë që Ledio Ruci, djali kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruci drejtonte automjetin BMW X6.

Burime policore bëjnë me dije se makina e shtetasit Ledio Ruçi, i cili po ngjitej në unazë, ka hyrë në kryqëzim me shpejtësi dhe pas përplasjes me Mini Cooper-in e ka lënë atë pas dhe ka lëvizur diagonal, duke dalë nga kryqëzimi ka hipur në trotuar derisa është përplasur me muret e një Fast Food-i.

Grupi hetimor mori djalin e Rucit në pyetje në lidhje me shkaqet e aksdientit, ndërkohë nga hetimet paraprake dyshohet se të dyja automjetet kanë qenë me shpejtësi të madhe, por do të jene hetimet që do të përcaktojne se cila nga automjetet ka qenë shkaktar për aksidentin e rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here