Në Tamaulipas të Meksikës ka lindur një ‘zomar’. Kafsha e rrallë lindi pas një çiftimi mes zebrës dhe gomarit.
Zomari është quajtur Khumba dhe peshon 26 kilogram. Siç mund të shihet edhe në video kafsha ka këmbët e zebrës me vija të zeza dhe trupin ngjyrë kaf.
Vogëlushi jeton më të ëmën në kopshtin zoologjik të qytetit ndërsa i ati është një gomar i cili jeton në një fermë pranë.
Ai mund të shihet ndërsa pi qumësht nga nëna dhe vrapon rreth e rrotull nga gëzimi.
Më parë shkencëtarët kanë arritur të çiftojnë balenën me një delfin, arriun e murmë me një ari polar apo dhe një kalë me një zebër.
Video e hedhur në internet ka marrë mijëra klikime brenda pak ditësh.