Home Aktualitet Shperthimet me eksploziv, policia kryen nje superaksion

Shperthimet me eksploziv, policia kryen nje superaksion

591
0

policia_reneaAtentatet e fundit me eksplozivë por dhe grabitjet me armë të ndodhura ditët e fundit kanë “ngritur në këmbë” Policinë e Shtetit e cila ka ushtruar kontrolle në 5 qarqet kryesore të vendit për kapjen e personave të dyshimtë për vepra të ndryshme kriminale.

Rreth 640 forca policore të mbështetura nga forcat Speciale RENEA, si dhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërmarë operacionin që ka nisur mëngjesin e sotëm dhe që sipas policisë po vazhdon.

Nga mëngjesi deri në orët e pasdites janë kontrolluar 164 ambiente ndërsa janë shoqëruar 49 persona të dyshuar si të përfshirë në vepra të ndryshme penale.

Policia e Shtetit bën të ditur se gjatë kontrollit të kryer sot, është sekuestruar një pajisje për prodhimin e eksplozivëve, 2 granata, 1 snajper, por dhe u sekuestrua një shumë prej 700 mijë eurosh, 1.5 kg heroinë, marijuanë.

Operacionet e kontrollit, të cilat vazhdojnë të kryhen janë në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier, e Shkodër.

“Aktualishisht, rreth 640 forca policore të Drejtorive të Policisë në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier, të mbështetura nga forcat Speciale RENEA, si dhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, Tiranë dhe Fier po vijojnë kontrollet sipas planifikimit në ambiente të ndryshme për kapjen e peronave të dyshimit për vepra kriminale. “- sqaron policia.

CFARE U SEKUESTRUA
– një sasi prej rreth 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë
– është sekuestruar sasia prej rreth 700.000 euro,
– janë sekuestruar 4 armë zjarri tip kallashnikov,
– 2 armë zjarri pushkë
– 1 armë zjarri snajper
– 4 armë zjarri pistoleta,
– një pajisje për prodhimin e eksplozivëve
– 2 granata
– një sasi lëndë narkotike marijuanë, së bashku me një presë për presimin e lëndës narkotike marijuanë

ORA.08.20: RENEA DHE FSHN POSTBLLOQE NË RRUGËT E TIRANËS
Policia e Shtetit ka përgatitur një plan masash për kontrolle të shumta në rrugët e vendit me qëllim kapjen e personave të kërkuar, atyre me precedentë kriminalë, me armë pa leje dhe parandalimin e krimeve.

Gjatë mëngjesit të sotëm patrulla të shumta policie, të RENEA-s dhe FNSH-së, janë parë në rrugën Tiranë- Elbasan, por jo vetëm.

Burime nga policia thanë se, janë duke u bërë kontrolle me anë të postblloqeve të lëvizshme.

Pikësynimi i këtyre kontrolleve ka qenë ndalimi i personave me armë pa leje. Policia e rendit, forcat speciale RENEA dhe FNSH-ja kanë bërë kontrolle të befasishme në hyrje-daljet e kryeqytetit.

Mbërmjen e 27 shkurtit 2014, ministri i Brendshëm Saimit Tahiri zhvilloi një takim me 12 drejtorët e qarqeve ku u ka lëshuar urdhër të prerë drejtuesve të policisë, që të mernin masa për parandalimin e krimit dhe mbajtjen në mbikqyrje të çdo personi që konsiderohet si kontigjent krimi. Takimi ndodhi pak orë pasi në një atentat me eksploziv mbeti i vrarë Baki Xhabafti ndërsa një tjetër shpërthim me eksploziv, plagosi 3 persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here