Presidenti Putin ka pranuar propozimin e Angela Merkel për të ngritur një grup kontakti për Ukrainën. Presidenti rus ka pasur një bisedë me kancelaren gjermane gjatë ditës së djeshme. Ndërkohë grupi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës ka thënë se do të pezullojë pjesëmarrjen në samitin ndërkombëtar G8 që do të organizojë Rusia në qershor. Partnerët e Rusisë, dënojnë pushtimin ushtarak të Moskës në Ukrainë dhe janë në përpjekje diplomatike për të shmangur një përshkallëzim të krizës. Ndërkohë Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të mblidhen sot në një sesion të jashtëzakonshmën në Bruksel.
Lëvizja vjen në një kohë kur ushtria ruse vazhdon të forcojë kontrollin e saj në gadishullim e Krimeas. Kryeministri i përkohshëm i Ukrainës deklaroi dje se Rusia i ka shpallur luftë Ukrainës, dhe urdhëron mobilizimin e forcave ushtarake. Kryeministri i përkohshëm i Ukrainës deklaroi dje se Rusia i ka shpallur luftë Ukrainës, dhe urdhëron mobilizimin e forcave ushtarake. Deri tani Presidenti Putin ka sfiduar thirrjet e Perëndimit për të tërhequr trupat. Ai insiston se Rusia ka të drejtë të mbrojë interesat e saj dhe të shtetasve rusë që jetojnë në Krimea dhe kudo tjetër në Ukrainë.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku mësohet se kjo e fundit ka deklaruar se ndërhyrja e Rusisë në Krimea është shkelje e papranueshme e ligjit ndërkombëtar.
ORA PUTIN TELEFONATE ME MERKEL, PRANON PROPOZIMIN PER NGRITJEN E NJE GRUPI TE KONTAKTIT
Gjermania ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është pajtuar me propozimin që të ngrihet një grup i kontaktit për Ukrainën.Presidenti rus ka pasur një bisedë me kancelaren gjermane gjatë ditës së djeshme. Në deklaratën e Qeverisë gjermane thuhet se Putin ka pranuar propozimin e kancelares Angela Merkel që “menjëherë të themelohet një mision i hetimeve, si dhe një grup kontakti, për hapjen e një dialogu politik”.
ORA 08:00 G7 PEZULLON PJESEMARRJEN NE SAMITIN E G8
Në një deklaratë të dalë nga Shtëpia e Bardhë thuhet: “Ne liderët e Kanadasë, Francës Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Presidenti i Këshillit Europian, Presidenti i Komisionit Europian bashkohemi sot për të dënuar shkeljen qartë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës nga Federata Ruse. Ne kemi vendosur të pezullojmë pjesëmarrjen në samitin G8 që do të zhvillohet në Soçi në qershor”
Deklarata shton se ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë shkel parimet dhe vlerat me të cilat operon G7-ta dhe G8-ta. Grupi i 7 vendeve më të industrializuara kërkojnë që të ketë bisedime mes Rusisë dhe Ukrainës në lidhje me të drejtat e njeriut dhe sigurinë.