Home Kosova Tirana përshëndet qeverinë e re te Kosoves, Topi uron presidentin Pacolli

Tirana përshëndet qeverinë e re te Kosoves, Topi uron presidentin Pacolli

747
0

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka marrë urimet e para për zgjedhjen në detyrën e re. I pari që i telefonoi Presidentit Pacolli ishte numri një i shtetit shqiptar, Bamir Topi. Në telefonatën e tij zoti Topi i uroi homologut të vet të Kosovës suksese në kryerjen e detyrës së lartë dhe e garantoi në mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Shqipërisë për Kosovën. Dy Presidentët diskutuan mundësinë e takimeve në të ardhmen. Ndërkohë Ministria jonë e Punëve të Jashtme ka përshëndetur konstituimin e Qeverisë së Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e para legjislative të mbajtura në Kosovën e pavarur. Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se “Qeverinë dhe institucionet e reja të Kosovës i presin sfida të shumta për zbatimin e reformave për zhvillimin e vendit. Kosova ka përpara saj gjithashtu objektiva të rëndësishme të integrimit të saj euroatlantik dhe të shtimit të njohjeve të reja deri në antarësimin e saj në OKB.-thuhet në deklaratën e ministrisë sonë të Jashtme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here