Home Aktualitet Llotaria amerikane, mos bini pre e mashtrimeve në internet

Llotaria amerikane, mos bini pre e mashtrimeve në internet

619
0

Vetëm disa ditë para shpalljes së fituesve të Lotarisë Amerikane, Ambasada e SHBA-ve u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga mashtruesit. Ambasada paralajmëron qytetarët se nëse u vijë e-maile të cilët u kërkojnë para në këmbim, të mos kthejnë asnjë përgjigje, por ta njoftojnë këtë si rast në adresën e e-mailit të ambasadës. Po ashtu njoftohet se shpallja e fituesve nis nga data 1 Maj. Gazeta publikon të gjitha mënyrat e mashtrimit dhe si të bëni kujdes që të mos bini preh e këtyre mashtrimeve.
Apeli i SHBA
Ambasada e SHBA paralajmëron për tentativa mashtrimi me Vizat e Shumëllojshmërisë (DV). Në një deklaratë të ambasadës në Shqipëri, thuhet se “nëse keni marrë postë elektronike (e-mail) që ju lajmëron se aplikimi juaj për programin e DV-së ka qenë i suksesshëm dhe ju kërkohet që të dërgoni para në emër të një individi apo biznesi, ju mund të bëheni viktimë e një mashtrimi nëse i përgjigjeni atij e-maili. Në vitet e mëparshme, kandidatët e suksesshëm të DV-së njoftoheshin nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore Kentucky (QKK), nëpërmjet postës me letër – jo me e-mail – dhe u jepeshin udhëzime se si të vazhdonin hapin e ardhshëm të atij procesi. Qendra Konsullore Kentucky nuk do t’ju kërkojë kurrë të dërgoni para”. Sipas Ambasadës, nëse keni aplikuar për DV-2012, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të bëhet online duke filluar nga data 1 Maj 2011 në faqen e internetit http://ëëë.dvlottery.state.gov/, nëpërmjet opsionit Kontroll i Statusit të Aplikimit (Entry Status Check). “Kjo është e vetmja mënyrë në të cilën ju do të merrni njoftim mbi statusin e aplikimit tuaj. Nëse jeni përzgjedhur, atëherë duhet t’i përgjigjeni  udhëzimeve të njoftimit që mundësohet nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit. Procesimi i rastit tuaj do të fillojë vetëm pasi t’i jeni përgjigjur Kontrollit të Statusit të Aplikimit. Në këtë pikë, ju mund të merrni komunikim me e-mail direkt nga Qendra Konsullore Kentucky (QKK), e cila mund t’ju informojë për të shqyrtuar Kontrollin e Statusit të Aplikimit për informacione të reja në lidhje me aplikimin tuaj. Por QKK-ja kurrë nuk do t’ju informojë përpara kësaj pike dhe ajo kurrë nuk do t’ju kërkojë t’i dërgoni para”.
Paralajmërimi
Ambasada paralajmëron qytetarët se nëse marrin një email që ju duket të jetë një njoftim mashtrues DV-je, ta dërgojnë në adresën e postës elektronike të ambasadës në TiranaUSConsulate@state.gov . Paralajmërimi i Ambasadës vjen në një kohë kur janë shfaqur shumë precedentë të tillë, ku qytetarët janë mashtruar nga adresat elektronike dhe kanë nisur para kundrejt llogarive bankare të ndryshme.

Programi i Lotarisë Amerikane
Programi i Vizave Emigruese të Diversitetit (Llotarisë Amerikane) i autorizuar nga Kongresi Amerikan, mundëson vit për vit 50,000 viza diversiteti, nxjerrë nga përzgjedhje të rastësishme midis të gjitha aplikimeve personave të cilët plotësojnë kërkesat strikte të kualifikimit nga vende me emigracion të ulët për në Shtetet e Bashkuara.

Mesazhe mashtrimi që u dërgohen fituesve
Nëse ju keni marrë një postë elektronike (e-mail) që ju njofton se aplikimi juaj për programin e Llotarisë Amerikane ishte fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet të dërgoni një shumë të hollash (para) në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi. Vitet e shkuara, aplikantët fitues njoftoheshin nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK) me anë të postës, JO me e-mail dhe të përzgjedhurve u jepeshin udhëzimet se si të vazhdonin në hapat e mëtejshëm të procesit. QKK-ja nuk ju kërkon juve t’u dërgoni para (të holla) atyre, Ambasadës sonë, apo ndonjë Ambasade tjetër të Steteve të Bashkuara të Amerikës (SH.B.A.) me postë apo nëpërmjet shërbimeve si Western Union. Për ata që kanë aplikuar për DV-2012, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entry Status Check), i cili do të jetë në përdorim duke filluar nga data 1 Maj 2011 në faqen e E-DV-së në http://www.dvlottery.state.gov/.

Mos u besoni njoftimeve me e-mail
Nëse ju merrni një njoftim me anë të postës elektronike apo me postë rreth përzgjedhjes suaj në llotarinë E-DV, duhet të dini që ky njoftim nuk është i ligjshëm. Vetëm pasi ju të jeni përzgjedhur, pasi t’u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit të mundësuar për ju nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, si dhe pasi të ketë filluar procesimi i rastit tuaj, vetëm atëherë ju mund të merrni në vazhdim e-maile komunikimi nga QKK-ja që ju njofton juve të shikoni Kontrollin e Statusit të Aplikimit për informacione të reja rreth aplikimit tuaj. QKK-ja nuk do t’ju kërkojë juve t’u dërgoni para atyre, kësaj Ambasade, apo ndonjë Ambasade tjetër të SH.B.A.-së me postë, apo shërbime të tilla si Western Union. Nëse ju merrni një e-mail që ju duket të jetë një njoftim mashtrimi me Llotarinë DV, ne ju kërkojmë që ju ta dërgoni atë e-mail në adresën tonë të postës elektronikeTiranaUSConsulate@state.gov .

Adresat mashtruese të internetit
Disa adresa interneti mund të tentojnë t’ju çorientojnë duke ju bërë të mendoni që ato janë adresat zyrtare të internetit për Llotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë. Ato mund të tentojnë t’ju kërkojnë të paguani për shërbime si formulari dhe informacionet, të cilat janë falas në adresat e internetit të Departamentit të Shtetit dhe të Ambasadave. Disa shoqëri kërkojnë para për të plotësuar formularin e aplikimit për Llotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë. Nuk ka asnjë pagesë për të plotësuar formularin e aplikimit elektronik për Vizën e Shumëllojshmërisë.

Njoftimi i Fituesve
Të gjithë regjistruesit e Llotarisë DV-2012, duhet të shikojnë Statusin e tyre nëpërmjet faqes së Internetit për të parë nëse regjistrimi i tyre është përzgjedhur si fitues ose jo. Të përzgjedhurit do të njoftohen nëse janë përzgjedhur nëpërmjet Kontrollimit të Statusit të Regjistrimit “Entry Status Check” duke filluar nga 1 Maj 2011 në adresën http://www.dvlottery.state.gov/. Të përzgjedhurit do të drejtohen në një faqe konfirmimi ku dhe do t’u jepen udhëzime të mëtejshme, përfshirë dhe informacione për pagesat lidhur me emigracionin në Shtetet e Bashkuara. Kontrollimi i Statusit të Regjistrimit “Entry Status Check” do të jetë e vetmja mënyrë me të cilën të përzgjedhurit do të njoftohen. Ata që janë përzgjedhur nuk do të njoftohen me e-mail. Ata individë që nuk janë përzgjedhur do të njoftohen vetëm duke parë statusin e tyre në Internet tek Kontrolli i Statusit të Regjistrimit “Entry Status Check”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here