Ka përfunduar numërimi i votave për Kryesinë e re të Partisë Socialiste. Kryesia e sapozgjedhur përbëhet nga; Gramoz Ruçi, Ditmir Bushati, Erjon Braçe, Ben Blushi, Pandeli Majko, Namik Dokle, Arben Malaj, Vangjush Dako, Besnik Baraj, Sajmir Tahiri, Arben Isaraj, Shkëlqim Cani.
18:15– Asambleja e Partisë Socialiste po vazhdon punimet prej mëngjesit të sotëm, ndërkohë që vetëm pak minuta më parë ka përfunduar numërimi i votave për anëtaret femra të Kryesisë së re të Partisë Socialiste.
Pesë më të votuarat janë, Arta Dade, Eglantina Gjermeni, Lindita Nikolla, Valentina Leskaj dhe Mimi Kodheli. Ndërkohë punimet e Asamblesë së PS vazhdojnë me numërimin e votave për anëtarët e rinj meshkuj të Kryesisë së re.
Lista e femrave të propozuara përbëhej nga;
Arta Dade
Adelina Farrici
Eglantina Gjermeni
Irena Kallço
Lindita Nikolla
Luiza Xhuvani
Mimi Kodheli
Vasilika Hysi
Valentina Leskaj
Mimoza Hafizi
Asambleja e PS, rizgjidhet Ruçi me 168 vota pro
15:30– Gramoz Ruçi është rizgjedhur edhe për një mandat katër vjeçar në krye të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Ruçi mori 168 vota pro, ndërsa pjesa tjetër abstenuan. Ndërkaq, Asambleja Kombëtare e Partisë Socislite, vazhdon punimet e saj ku po numërohen votat per kryesinë dhe Sekretariatin.
Gramoz Ruçi u prezantua nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. Ai ishte e vetmja kandidaturë per kete post.
***
Partia Socialiste ka mbledhur Asamblenë Kombëtare, qe krahas konstituimit te saj, parashikon zgjedhjen e kryetarit të saj, Kryesisë dhe të Sekretariatit.
Kreu i PS-se, Edi Rama ne fjalen e hapjes ka theksuar rendesine e reformes zgjedhore, si domosdoshmeri per integrimin dhe kthimin e besimit ne popull tek vota e lire.
Rama ka propozuar Gramoz Ruçin, si kandidaturë të vetme të kreut të Asamblesë Kombëtare ndërsa shtoi se kjo nuk do të thotë që të mos propozohen kandidatuara të tjera.
Rama ka bere publik listen e propozimit per anetaret e rinj te Kryesise se PS-se.
Sipas Rames, listat jane te hapura dhe pritet vota e Asamblese. Ne listen e grave ai renditi
Lista e femrave
Arta Dade
Adelina Farrici
Eglantina Gjermeni
Irena Kallço
Lindita Nikolla
Luiza Xhuvani
Mimi Kodheli
Vasilika Hysi
Valentina Leskaj
Mimoza Hafizi
Lista e meshkujve propozuar nga Rama
Namik Dokle
Gramoz Ruci
Pandeli Majko
Erjon Brace
Ben Blushi
Arben Malaj
Arben Isaraj
Besnik Bare
Et’hem Ruka
Namik Kopliku
Shkëlqim Cani
Sajmir Tahiri
Ditmir Bushati
Dhimo Koti
Vangjush Dako
Qazim Sejdini
Niko Peleshi
Gëzim Tushi
Propozimet per sekretaret
Sekretar organizativ, Blendi Klosi
Sekretar për cështjet ligjore Damian Gjuknuri
Sekretar për programin, Ilir Beqja
Sekretar për pushtetin vendor, Bashkim Fino
Sekretar për sipërmarrjen dhe grupet e interesit, Arben Ahmetaj
Sekretar për burimet njerëzore, Armando Subashi
Sekretar për emigracionin dhe rininë, Erjon Veliaj
Sekretar për koalicionin, Ndre Legisi
Sekretar për koordinimin, Fatmir Xhafaj
Mesohet se kryetari i partise do të propozojë që të rritet numri i anëtarëve të Kryesisë nga 16 që janë aktualisht, në 25. Sipas Statutit të PS-së, kryetari mund të propozojë 1/3 më shumë kandidatë se numri i miratuar nga Asambleja për anëtarë kryesie (rreth 8 emra më shumë). Gazeta “Panorama”, duke cituar burime nga selia roze jep sot detaje rreth asaj qe pritet te sjelle mbledhja e sotme.
EMRAT E SEKRETARËVE AKTUALË
Andis Harasani- Sekretar për Programin Politik
Arta Dade- Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
Blendi Klosi- Sekretar Organizativ
Edlira Haxhiymeri- Sekretare për Shoqërinë Civile dhe Shanset e Barabarta
Et’hem Ruka- Sekretar i Burimeve Njerezore Fatmir Xhafaj- Sekretar për Koordinimin dhe Çështjet Ligjore
Kastriot Islami- Sekretar për Çështjet Zgjedhore
Besnik Baraj- Sekretar për Çështjet e Mjedisit
Punoni per Shqiperine por mos harroni vuajtjet e emigranteve shqiptare po doni te fitoni.mos firmosni mandate e letra qe bihen ne kundeshtim me emigrantet shqiptare.mos harroni gjakun e derdhur nga qytetaret shqiptare.nuk di si ta shpreh me fjal qe qytetare shqiptare te vriten nga shteti shqiptar ne shekullin e 21.punoni per integrimin e shqiperise ne BE pa u larguar nga parlamenti dhe ne do tju shperblejme.me respekt nga Alfredo .Vlora.Lefkada Greqi.
me vjen shume keq qe partia socialiste po zgjeth te njejtet kryetar sekretars per arsye se eshte Z Rame e Z Ruci jane per 8 vjet kryetar ne partine socialise the shqiperi e shqipetaret edhe vete partia socialiste nuk ja kemi pare hajrin ketyre dy njerzve,une mendoj se partia socialiste ka nevoj shume per CHANGES