Eshtë hedhur në Kiev të Ukrainës shorti i Kampionatit Europian, Euro 2012 ku janë konfiguruar katër grupet finaliste.
Ai që mund të konsiderohet si grupi i ferrit është Grupi B, ku do të përballen me njëra- tjetrën, Hollanda, Gjermania, Danimarka dhe Portugalia. Polonia si një nga vendet organizatore mund ta konsiderojë të lehtë provën e parë pasi do të përballet me Greqinë, Rep.Çeke dhe Rusinë. Ndërkaq, vendi tjetër organizator, Ukraina do ta ketë më të vështirë, pasi do të përballet me Francë, Suedinë dhe Anglinë. Provë jo e lehtë edhe për Italine, pasi do të përballet me Spanjen, Kroacinë dhe Irlandën.
Grupi A
Poloni
Greqi
Rep. Çeke
Rusi
Grupi B
Hollandë
Danimarkë
Portugali
Gjermani
Grupi C
Spanjë
Irlandë
Kroaci
Itali
Grupi D
Francë
Ukrainë
Suedi
Angli