Dhuna e ushtruar ndaj gazetarit të emisionit investigativ “Alarm” në RTV Ora News, Orion Halili ka sjellë edhe reagimin e unionit të gazetarëve. Drejtuesi i unionit, Aleksandër Çipa e ka cilësuar akt vandal dhunën e ushtruar nga rojet e Drejtorisë së Përgjithshme të
Tatimeve, ndërsa bëri thirrje për një reagim urgjent nga instancat më të larta shtetërore.
Sipas Çipës ky reagim është në shkelje të plotë me të drejtën e informimit.
Investigimi mbi cështjen e paisjes së bizneseve me kasa fiskale nxori në dritë faktin e moszbatimit të këtij ligji edhe nga disa institucione të larta shtetërore. Gazetarët e “Alarm” kërkuan një prononcim zyrtar nga ana e drejtorisë së përgjithshme të tatimeve rreth këtij problemi, ndërsa hasën në dhunën brutale të rojeve të institucionit.