Home Aktualitet Termeti 4.6 balle lekund Shqiperine e mesme

Termeti 4.6 balle lekund Shqiperine e mesme

125
0

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak mbas mesnatës së të shtunës në gjithë Shqipërinë e mesme.

Instituti Sizmiologjik ka rregjistruar lëkundje të forta me magnitudë 4. 6 të shkallës rihter.

Në një prononcim për NEWS24 sizmiologu Rrapo Ormëni tha se lëkundjet kanë zgjatur për 3- 4 sekonda. Intensiteti i lëkundjeve ka qenë deri në 6 ballë dhe është ndjerë fort në Elbasan, në Tiranë e në Durrës e në disa qytete të tjera.

Lëkundjet kanë shkaktuar panik tek qytetarët e kryeqytetit të cilët kanë dalë jashtë nga banesat e tyre.

Sizmiologu Rrapo Ormëni informoi gjatë orëve të natës se epiqendra e tërmetit ishte 15 km në veriperëndim të Elbasanit, në fshatin Shëngjin në të djathtë të rrugës Tiranë- Elbasan.

Shefi i emergjencave civile të Elbasanit ka deklaruar për NEWS24 se ishte vënë në kontakt me kryetarin e komunës dhe është njoftuar se nuk ka pasur dëme materiale, as në fshatin Shëngjin që ishte dhe epiqendra e tërmetit.

Edhe prefekti iqarkut të Tiranës Keltis Kruja ka konfirmuar se nuk janë shënuar të lënduar apo dëme materiale

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here