Dy aksidente me pasojë vdekjen e 3 personave kanë ndodhur mbrëmjen e sotme. Një person ka gjetur vdekjen në autostradën Tiranë- Durrës pasi makina e tij tip Benz me targa KR 5583 A, ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe.
Burime nga policia konfirmojnë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:30 të mbrëmjes pranë Marikaj ndërsa viktima ende nuk është identifikuar.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.
Ndërkohë në fshatin Krajnë të Lezhës ka ndodhur një tjetër aksident që ka qenë fatal për dy të rinj, të cilët janë perplasur pas nje muri me motorrin me të cilin udhëtonin duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia bën të ditur se viktimat janë, Ermir Kuka 28 vjec dhe Lekë Gjoni 27 vjec, te dy nga fshati Krajne.