Home Aktualitet Miratohet vendimi, nga 1 Janari bileta e autobusit behet 40 leke

Miratohet vendimi, nga 1 Janari bileta e autobusit behet 40 leke

1194
0

keshilli-bashkiak-2Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar propozimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj për të rritur në 40 lekë cmimin e biletave të autobusëve në Tiranë.

Vendimi është marrë në orën 00:39 pas mesnate me votat e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërkohë që këshilltarët e Partisë Demokratike e kanë kundërshtuar draftin.

Sipas Veliajt bëhet fjalë për një indeksim për Shoqatën e Transportit në Tiranë me qëllim që ajo të mos ndërmarrë grevën e paralajmëuar në 1 janar.

Debati në Këshill

Akil Kraja (PD): Ky duket një skenar i organizuar. Ky vendim nuk mund të merret me urgjencë. Duhet të konsultohemi me grupet e interesit. Konsultohuni me qytetarët dhe ata do tu thonë se nuk janë dakord me këtë rritje. Bashkia thotë ‘unë negocioj, por vendimin merreni ju (këshilli bashkiak). Jo nuk funksionon kështu.

Elisa Spiropali (PS): U tha këtu se ne kemi hallin e kompanive të transportit. Jo aspak. Ne kemi hallin e atyre 60 mijë qytetarëve që udhëtojnë çdo ditë. Të gjithë qytetarët e dinë që ju po bëni populizëm dhe po bëni heroin. Të gjithë qytetarët e dinë që kjo nuk aferë.

Eridian Salianji (PS): Sot jemi përballë një emergjence. Shoqata e Transportit ka paralajmëruar grevë dhe kur ka grevë ka emergencë. Komisioni i Ligjeve u mblodh me emergjencë për këtë situatë. Ju bëni sikur qani me lot krokodili. Ne që rritëm çmimin po marrim përgjegjësi. Kjo është përgjegjësi.

Fabian Topollaj (PD): Kjo është vjedhje, kjo që po bëni ju. Po nuk je ti hajduti, është ky këtu (i drejtohet Veliajt).

Eridian Salianji: O legen, nuk kam për të të lënë ty për të folur, o legen.

Leonard Olli (PD): Propozimi ynë është, nuk ka prekje të ccmimit të biletës. Duhet bashkëbisedim me Qeverinë për ta zgjidhur. Zoti Veliaj deklaruat se nuk do lejoni rritjen e cmimit. Nëse do luani me termat kjo është e turpshme.

Erion Veliaj: Ky është një sport që unë e njoh shumë mirë, nuk ka dyshime për këtë. Unë nuk kam bërë asnjë kontratë, ku është hajdutëria këtu? Nëse nuk marrim një vendim që na con në një zgjidhje, për cdo qytetar të Tiranës që në 1 Janar nuk do gjente autobusin në stacion dhe do merrte taksinë, do conte në 10-fishim të biletës.

Fabian Topollaj: O xhepist, o xhepist.

Erion Veliaj: Unë jam ndryshe nga struci që ka qenë këtu. Ai ishte një frikacak që nuk mori asnjë vendim. Ja ky është simboli i degradimit që e degradoi qytetin. Qetësohu (i drejtohet Ollit), jepi një bibiron atij tjetrit (Topollajt) dhe ulu.

Reila Bozdo: Kryetar ne nuk e marrim dot fjalën?

Erion Veliaj: Reila nuk kam cfarë të bëj shpirt, ke dy kolegë aty që bëjnë zhurmuesin. Ty të bllokuan edhe pamjen edhe figurën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here