Home Aktualitet Lokalet duhet të marrin leje për dasmat në darkë

Lokalet duhet të marrin leje për dasmat në darkë

709
0

Eliminimi i zhurmave është një prej misioneve të Ministrisë së Mjedisit. Nga kjo masë nuk bëjnë përjashtim as lokalet ku zhvillohen dasma. Por, për të qëndruar hapur pas mesnate, këto lokale duhet të marrin leje në njësit vendore ku operojnë. Por, gjithsesi niveli i ndotjes akustike duhet të jetë në normat e përcaktuara. Kjo gjë është deklaruar nga kryeinspektori i Mjedisit pranë këtij dikasteri, Ilir Bala. “Përjashtim nga ndotja akustike, nuk bëjnë as lokalet ku zhvillohen dasmat. Ligji është i njëjtë për të gjithë, si për lokalet ku shkojnë turistët, të rinjtë e të rejat shqiptare për t’u argëtuar, ashtu edhe për lokalet ku zhvillohen dasma apo aktivitete të tjera familjare, fejesa, pagëzime etj. Por, këto lokale duhet të pajisen me leje nga njësitë vendore”, – ka theksuar Bala gjatë një interviste për Gazetën Shqiptare.
“Edhe pse këto lokale pajisen me leje nga bashkitë apo komunat ku ushtrojnë aktivitet, ato duhet të respektojnë nivelin e ndotjes akustike, pasi zhurmat nuk duhet të jenë më të larta se sa 35 Db (decibel)”, – ka bërë të ditur Ilir Bala, kryeinspektor i Mjedisit. Por, sipas tij, aktualisht problem nuk janë këto subjekte ku zhvillohen dasmat, por parësore për Ministrinë është eliminimi i zhurmave në zonat bregdetare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here