Home ShowBiz Ermali dhe Franceska vazhdojne bashkejetesen

Ermali dhe Franceska vazhdojne bashkejetesen

1995
2

Ermali dhe Françeska, çifti i krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother 5”, edhe pse pati shumë skeptikë për sinqeritetin e lidhjes së tyre, duket se do të vazhdojnë të jenë bashkë edhe në realitet. Për inerci ose jo, Ermali, 25-vjeçar me origjinë nga Memaliaj, dhe Françeska, 18-vjeçare nga Vlora, kanë menduar që të nisin bashkëjetesë në Tiranë, pavarësisht faktit se as njëri e as tjetri nuk arritën dot të fitonin 100 milionët e lakmuara. Si dy finalistë që ishin njëkohësisht të dashur dhe kundërshtarë, ata patën fërkime dhe kontradikta të vazhdueshme brenda lojës, që nga disa banorë që e jetuan lidhjen e tyre nga afër u përfolën se ata s’i lidhte asnjë ndjenjë mes tyre, përveç një tërheqjeje fizike që do të fashitej shpejt. Por menjëherë pas daljes nga loja, në një farë mënyre si të humbur, siç ndodh rëndom me të gjithë çiftet e “Big Brother”, duket se janë izoluar më shumë me njëri-tjetrin për t’u shfaqur gjithmonë bashkë dhe disi larg banorëve të tjerë. Ndërsa tashmë kanë marrë telefonatat e para për të qenë të ftuar si çift në evente të ndryshme që organizohen në Tiranë, ende nuk kanë marrë asnjë ofertë për ndonjë punë të re, që do t’i ingranojë në jetën sociale të kryeqytetit. Françeska ka vendosur të mos kthehet në Vlorë, pasi sipas komenteve nga fansat, në qytetin e saj ajo nuk ka shumë adhurueses. Françeska ka menduar të qëndrojë në Tiranë, ku do të marrë një apartament me qira, për të nisur bashkëjetesën me Ermalin, gjë për të cilën do të investojë babai i Françeskës. Kjo për faktin se për sa i përket lidhjes së tyre të krijuar brenda shtëpisë, babai i saj, Dhimitraq Jaçe, është shprehur më pro lidhjes, dhe ka qenë dakord që Ermali të vazhdojë historinë me vajzën e tij. Këtë ai e vërtetoi dhe publikisht, në bisedën që bëri “live”, me Ermalin gjatë hyrjes së tij në shtëpinë e “Big Brother”. Ndryshe ka ndodhur me prindërit e Ermalit, të cilët janë treguar më skeptikë, dhe jo shumë të hapur në lidhjen e Ermalit me Françeskën, duke e konsideruar një lidhje si gjithë të tjerat të djalit të tyre. Gjithsesi, në një farë mënyrë Ermali dhe Françeska e kanë marrë miratimin e prindërve të tyre për të qëndruar bashkë, duke e parë si një mundësi të dytë njohjeje më të mirë të njëri-tjetrit tashmë në jetën reale. Pas mbarimit të spektaklit, Françeska do i rikthehet eksperiencës së modelimit, ndërsa është ftuar të sfilojë në evenimentin e përvitshëm të “Geraldina Sposa”, ku do të sfilojë mes femrave të tjera të njohura të ekranit për lançimin e veshjeve të reja të nusërisë më 5 qershor. Ndërkohë që për Ermalin ende nuk ka trokitur ndonjë ofertë e tillë, edhe pse ai ka një eksperiencë të ngjashme si fotomodel, pasi fitoi kupën e “Mister Albania”. Për sa u përket ambicieve të tyre profesionale për jetën, Ermali ka synim botën e televizionit, ndërsa Françeska ndjekjen e studimeve të larta për Juridik.
Për çfarë do i përdornin paratë që s’i fituan
Si çdo banor tjetër i “Big Brother”, edhe Françeska e Ermali i kishin bërë ca plane në trurin e tyre, se për çfarë do i investonin 100 milionët, nëse ndonjëri prej tyre do të shpallej fituesi i “Big Brother 5”. Ermali kishte planifikuar të blinte një shtëpi të tijën, dhe të niste jetën e tij të pavarur nga familja në Tiranë. Ndërsa Françeska kishte menduar t’i shpenzonte për të ndjekur studimet e larta dhe për t’i bërë po ashtu një dhuratë familjes. Për marrë-dhënien e tyre me paranë, ata nuk folën shumë brenda shtëpisë, por ata që u shprehën në emër të tyre, ishin baballarët. Babai i Françeskës e shprehu hapur se e bija ishte shumë e dhënë pas parasë, dhe para saj nuk vendoste ndjenjën. Sipas babait të Françeskës, vajza e tij edhe mund të ndahej nga Ermali nëse mes tyre diskutohej se kush do ta fitonte kupën e “Big Brother 5”, vlera e të cilës ishte 100 miulionë, shumë e mjaftueshme për t’i ndryshuar asaj jetën, ndërkohë që është vetëm 18 vjeç. Por nga ana tjetër reagoi babai i Ermalit, duke iu kundërvënë babait të Françeskës, pasi sipas tij në plan të parë është ndjenja dhe dashuria, pastaj paratë.

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here