Home Aktualitet Droge nga Lazarati, arrestohen 3 shtetas rumune

Droge nga Lazarati, arrestohen 3 shtetas rumune

521
0

Tre të rinj, shokë me njëri tjetrin kanë udhëtuar nga Rumania drejt Shqipërisë për të blerë mariuanë në Lazarat.

Claudiu Serban, Iulan Crauciuc dhe Florian Badea, 24 vjeçarët lindur dhe banues në Tragovistë Rumani pasi kishin blerë drogën e dëshiruar në Lazarat, mbrëmë kishin tentuar të linin Shqipërinë nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës. Të rinjtë e kishin fshehur drogën në brendësi të gomës rezervë të makinës me të cilën udhëtonin. Lënda narkotike ishte paketuar në 15 pako të vogla, të mbështjella me plasmas.

Ka qenë një kontroll i imtësishëm i policisë në automjetin tip Renault “Clio” me targa rumune B 37 LAO, që drejtohej nga Claudiu Serban që zbuloi drogën e fshehur në gomën rezervë të makinës.

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër duke përdorur edhe metodat speciale të hetimit rezultuan se: “Në këtë trafik janë të përshirë tre shtetas rumunë, të cilët janë shokë me njëri -tjetrin dhe lëndën narkotike e kanë blerë në Lazarat për ta shitur në doza të vogla në Rumani. “- informon policia e Gjirokastrës.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasëve do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për ndjekje të mëtejshme për veprën panale të “Trafikut ndërkombëtar të lëndës narkotike”. Arrestimi i tre shtetasve rumunë u bë rreth orës 18.30 të pasdites së të dielës, 2 shtator.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here