Home Politike Ndryshimet kushtetuese, Ruçi: Votojini, Patozi: Janë paçavure

Ndryshimet kushtetuese, Ruçi: Votojini, Patozi: Janë paçavure

577
0

Sesioni i shtatë i Legjislaturës së XVIII-të të Kuvendit të Shqipërisë. nis aty ku u la më 6 gusht. Pas një ndërprerje gati një mujore të aktivitetit parlamentar, deputetët e opozitës e mazhorancës u ulën në sallën e Kuvendit pa gjetur konsensusin  për heqjen e imunitetit dhe paketës për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita. Kreu i grupit PS, Gramoz Ruçi: Votojmë heqjen e imunitetit sapo të votoni paketën tonë të ndryshimeve në Kushtetutë. Përgjigjet Patozi: Janë paçavure. S’i votojmë. Rama se mbajti fjalën. Nuk është burrë shteti, hajde të votojmë heqjen e imunitetit më 6 tetor.

PATOZI: NUK VOTOJME PACAVURET
Kryetari i Grupit PD Astrit Patozi deklaron se Mazhoranca nuk do të votojë paketën e amendamenteve për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga PS. Ndërsa ftoi PS ta votojnë heqjen e imunitetit më 6 tetor. “Nuk kemi ndërmend t’i miratojmë paçavuret e depozituara. Do zbatojmë cdo normë proceduriale. Ne nuk mund të marrim seriozisht një gjë që Edi Rama e ka sjellë në kuvend si pretekst për të zvarritur reformat e integrimit dhe mënyrë për të bllokuar statusin.

RUÇI: NISHANI NOTER I KRYEMINISTRIT
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi sulmoi presidentin e Republikës duke e cilësuar “noter të kryeministrit”. Ai u ndal në 3 emërimet e Nishanit, në krye të KLD-së, SHISH dhe Forcave të Armatosura “Presidenti nuk mori nishan kur në krye të KLD-së zgjodhi një militant të PD, apo në krye të SHISH vendosi një drejtues me një të kaluar që të rikujton kohën e SHIK 92- 97 e sikur të mos mjaftonte një person me 2 shtetësi. Nuk mori nishan kur në krye të FA dekretoi një ushtarak të lartë të arsimuar për forcat tokësore”- tha Ruçi. “Opozita i kërkon të mos e shkrepë tjetrën pa e vënë syrin. I themi Presidentit që nuk jeni noteri i kryeministrit por noteri i Kushtetutës”. Ruçi ftoi PD të votojë amendatentet për ndryshimet kushtetuese. “Heqja e imunitetit do të votohet sapo të mbyllet debati për ndryshimet kushtetuese.”- tha kreu i grupit PS.

TOPALLI: SHQIPTARET NUK SHPEBLEJNE BLLOKUESIN
Kryetarja e Parlamentit i i bëri thirrje opozitës të përmbushi detyrimet për një hap drejt Europës pasi “shqiptarët nuk do të shpërblejnë bllokuesin”
“Axhenda e parlamnetit është reforma”- tha Topalli duke shtuar se disa nga këto reforma kërkonin votën e opozitës. “Për disa opozita votoi me mazhorancën, por më 6 gusht u mbyll ashtu sic nuk duhej. Ky ligj, i imunitetit, si ai i Gjykatës së Lartë nuk miratohet nëse opozita nuk voton. Mirtaimi nuk bëhet për t’i bërë nder mazhorancës por qytetarit.”- tha Topalli.

Kreu i grupit PS i bëri thirrje të diskutojnë dhe të votojnë ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita të domosdoshme për reformën në drejtësi

PUNIMET
Rendi zyrtar i punimeve të ditës së sotme parashikoi ceremoninë e hapjes, ku u bë përshëndetja e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe fjala e krerëve të grupeve parlamentare të maxhorancës dhe opozitës.
Më pas, punimet e parlamentit do të vijojnë me miratimin e programit të punës së Kuvendit për periudhën 2 shtator-31 tetor 2012, si dhe kalendarit trejavor të punimeve për periudhën 3-21 shtator 2012. Sfida e këtij fillim sesioni pritet të jetë heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë, riformatimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe vijimi i axhendës parlamentare me çështjet e tjera të lëna në mes nga sesioni parardhës si pr/ligji “për Gjykatën e Lartë” dhe përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Gjithashtu kalendari trejavor, i miratuar me konsensus nga Konferenca e Kryetarëve, përfshin dhe shqyrtimin e nismës së Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese, e cila do të diskutohet më 6 shtator nga Këshilli i Legjislacionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here