Një person gjeti vdekjen e menjëhershme mbrëmjen e sotme në rrugën dytësore të autostradës, në një aksident automobilistik, i cili dyshohet të jetë i qëllimshëm.
51 vjeçari Pëllumb Çeka, ka gjetur vdekjen ndërsa është aksidentuar nga një mjet i drejtuar nga Gazment Çeka, 31 vjeç, i cili është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Pas hetimeve të para dhe dëshmive të marra nga persona të cilët kanë parë ngjarjen, policia tha se aksidenti dyshohet te jete shkaktuar qëllimisht. Forcat e rendit janë vënë në kërkim të autorit të krimit sikurse ka nisur hetimet rreth ngjarjes.