Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme pranë fshatit Salari në malin e Këndrevicës, në një shpellë të quajtur Sisa e Gogës, ndërsa kanë humbur jetën dy vellezer, teksa kanë rrënë në kontakt me rrymën elektrike, pasi nxirrnin uje me ane te gjeneratorit, per bagetite.
Mësohet se Njazi Gogo 40-vjeç, ka qënë i pari i cili ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe menjeherë ka rënë në ujë. I vëllai, Xhevit Gogo, 35-vjeç, në tentativë për ta shpëtuar, ka gjetur vdekjen, pas kontaktit me rrymen elektrike.
Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur të nxjerrin në kohë rekord dy viktimat.
Vëllezërit Gogo janë viktimat më të fundit mes njerëzve që kërkojnë burime të ndryshme për sigurimin e ujit të pijshëm. Policia tha se është duke vazhduar hetimet në lidhje me ndërtimin e këtij pusi, por ajo sqaroi zyrtarisht se vdekja ka ardhur nga kontakti me energjine elektrike.