Prokuroria e Pergjithshme do te nis procedim penal per cdo rast kur do te konstatoj ndodhje te vepres kriminale. Kete e garaton kreu i organit qendror te akuzes Ina Rama, pikerisht ne kete situate kur palet politike ne Tirane jane duke shkëmbyer akuza te ndërsjella per përfshirje ne korrupsion. Ina Rama konfirmoi se prokuroria eshte duke bere punen e saj, duke analizuar cdo informacion, dhe sipas saj do te kete hetime per te gjitha rastet ku gjykohet e nevojshme.
“Prokuroria është duke bërë gjthë punën e saj. Është duke vlerësuar cdo informacion të vlefshëm për ndodhjen e një vepre penale dhe është duke zbatuar të gjitha procedurat ligjore atje ku ne gjejmë vend për të nisur një procedim. Në të gjitha ku ka vend për të nisur hetim ju garantoj se prokuroria do t’i nisë ato” tha Rama.
Ndersa nje dite me pare ishte kryeministri Sali Berisha qe kërkoi nga organet e specializuara qe te hetojne ne menyre te paanshme akuzat politike mes paleve. E pyetur nese gjendet e mbështetur apo nen presionin e politikes Ina Rama dha kete përgjigje:“Prokuroria është në pozicionin e saj institucional dhe kushtetues. Është duke bërë në mënyrë të pavarur rolin dhe detyrën e saj kushtetuese”.
Ina Rama nuk foli me detaje konkrete, por nuk mohoi qe ne Shqiperi ka asete te krimit.“Potencialisht duhet të ketë” tha Rama.
Kohet e fundit, opozita ka vene ne shenjester anetare te kabinetit qeveritar, duke folur per përfshirje te tyre ne afera korruptive, nderkohe qe edhe maxhoranca, ka ndermarre nje fushate te tille, duke akuzuar Edi Ramen per korrupsion me lejet e ndertimit.
Se pari ishte presidenti Bamir Topi qe ne mbledhjen me te fundit te Këshillit te Larte te Drejtesise, kërkoi qe prokuroria te vihet ne lëvizje ndaj akuzave publike mes paleve dhe te mos mbese ne rolin e spektatorit.
Akuzat mes forcave politike, Ina Rama: Do nisim hetimet