Damir Fazlliç, serbo-boshnjaku i njohur per publikun shqiptar, eshte rishfaqur ne Tirane duke ngritur serish tensionin politik.Fazllic ka ardhur ne Tirane dhe eshte vendosur në hotel Sheraton, ku eshte pare me pas ne zhvillimin e mbrëmjes gala te ogranizuar nga fondacioni Fëmijët Shqiptarë “Domenick Scaglione”, i cili siç dihet drejtohet nga bashkëshortja e kryeministrit Liri Berisha. (fotot ne FOTO GALERI) Ky aktivitet ka shkaktuar sot nje reagim te opozites, e cila ne nje konference per shtyp ka bere deklaraten e meposhtme:”…Mbrëmë në darkë në Hotel Sheraton është bërë një ankand ku kanë marrë pjesë njerëz të pushtetit dhe të oborrit të pushtetit. Në këtë aktivitet janë shitur piktura të ndryshme dhe kanë marrë pjesë tri kategori njerëzish: tri kategoritë e njerëzve që sot praktikisht sundojnë, zhvatin e grabisin Shqipërinë.Kategoria e parë e pjesëmarrësve kanë qenë pjesëtarët e familjes biologjike të Sali Berishës: vetë Sali Berisha, Liri Berisha, Argita Berisha, Jamarbër Malltezi, Shkëlzen Berisha dhe Shpresa Breçani që është bërë e njohur vitet e fundit si eksperte kontabël e Fazllicit, Gërdecit dhe së fundi edhe e bizneseve të mafiozit Prudentino.Kategoria e dytë e pjesëmarrësve kanë qenë ministrat e parave në qeverinë Berisha:Ilir Meta, Lulzim Basha, Sokol Olldashi, Ridvan Bode, Arben Imami, Ferdinand Xhaferri.Kategoria e tretë qenë sekserët e familjes Berisha: Albana Vokshi, Arjan Tartari, Damir Fazllic. Na mbetet vetëm të pyesim organizuesit e ankandit nëse në këtë aktivitet ka qenë i pranishëm edhe sekseri tjetër i familjes Rrahman Selmanllari dhe nëse jo mundësisht të na shpjegojnë se ç’arsye madhore mund ta ketë shtyrë zotin Selmanllari të mungojë në një aktivitet të tillë ku janë mbledhur nga i pari tek i fundit të gjithë njerëzit që po privatizojnë e po zhvatin sot pasuritë publike të shqiptarëve.U kërkojmë po ashtu organizatorëve të këtij ankandi të bëjnë publike sesa piktura janë shitur, me çfarë vlere janë shitur ato dhe së fundi, të deklarojnë origjinën e parave me të cilat janë bërë këto blerje? – perfundon deklarata e PS-se e lexuar nga deputetja Gjermeni.
Serbo-boshnjaku qe ushtron aktivetitet të gjerë në Shqiperi në fushën e naftës dhe të gazit, eshte pare te takohet ne kafen e Sheraton edhe me ish-gjeneralin e NATO-s, Uesli Klark. Nuk jane te pakte zerat ne Tirane qe kane folur shpesh per lidhje mes Fazllic dhe lobimit per hyrjen e Shqiperise ne NATO.I njohuri si miku i kryeministrit te Shqiperise, Damir Fazllic dhe gjenerali kane qendruar se bashku me shume se gjysem ore. Klark u terhoq nga posti qe mbante pas ndërrimit të administratës së presidentit Klinton. Në prillin e vitit 2007, ai erdhi ne Shqiperi dhe takoi Sali Berishen, por kesaj rradhe si përfaqësues i firmës “Blancers Petrolium” qe interesohej për privazitimin e kompanisë shtetërore të nxjerrjes dhe perpunimit të naftës “ARMO”.
Edhe Fazlliç, njihet per aktivitetin e tij ne Shqiperi në fushën e karburanteve nëpërmjet fimrës “Rompetrol” dhe shoqerise “PETROL SLOVENIA TIRANA WHOLESALE” ku mbesa e kryeministrit Shpresa Breçani, e perfolur edhe ne skandalin e fundit “Prudentino” figuron serish si eksperte kontabël.Ne nje interviste ne TV Klan ne muajt kur emri i tij nisi te lakohet ne media, Fazllic tha se kishte arritur te bente 50 milion euro pasuri ne dy vjet aktivitet ne Shqiperi. Vete policia e shtetit e shoqeroi Damir Fazllicin ne aeroportin e Rinasit, kur ndaj tij u leshua nje urdher ndalimi nga prokuroria gjate qendrimit te tij te fundit ne Tirane. Kesaj here Fazllic nuk eshte shqetesuar ne viziten e tij te rradhes. Gjate protestave te opozites ne Kuvend per aferat e Fazllic me familjen Berisha, kryeministri i vendit deklaroi publikisht se e kishte mik shtepie dhe se do ta sillte ne Kuvend nese akuzat vazhdonin. Fazllic eshte cituar te kete marre pjese deri edhe ne mbledhje te Keshillit te Sigurimit ne Tirane, gje qe ka shkaktuar akuza te reja nga opozita.Nderkohe edhe kompania serbe e energjisë “Rudnap”, në pronësi të biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazlliç, ka rilidhur kontratë për 2010 me KESH-in për blerjen e energjisë, ne janar te ketij viti, pikerisht ne kulmin e skandalit te permbytjeve ne Veri nga tejmbushja e Fierzes.Ne 29 janar te ketij viti KESH bëri publik faktin se ka siguruara kontratat për eksport gjatë muajit shkurt me tre kompani, ku Rudnap pritet të blejë afro 17% të energjisë së prodhuar në vend, duke konfirmuar në këtë mënyrë marrëdhënien e pandërprerë mes kësaj kompanie dhe qeverisë shqiptare. Kompania serbe RUDNAP ka qënë blerësi më i madh i energjisë shqiptare.
Gjatë muajit nëntor e deri më datë 30 dhjetor te vitit te kaluar, ndodhen “levizjet” me nivelin e Fierzes qe sollen permbytjet e mepasme dhe rrezikuan shkaterimin e vete hidrocentralit.Për t’u theksuar është fakti se megjithëse prodhimi i energjisë në vend gjatë gjysmës së dytë të nëntorit varionte mesatarisht në 16.000 MW/h në ditë, më datë 1 dhjetor ajo pësoi një ulje të fortë duke arritur në 10.676 MW/h në ditë. Kjo datë përkon edhe me ditën kur kompania RUDNAP nuk rezulton më të ketë blerë energji nga Shqipëria.
Dokumentacioni i botuar ne ditet e kaosit te permbytjeve vertetoi se agregatet e HEC-it të Fierzës janë vënë në punë vetëm për të plotësuar nevojat e RUDNAP-it për energji dhe me përfundimin e marrëveshjes ato kanë vazhduar në “regjimin” disa javor të prodhimit të ulët në pritje të klientit të radhës megjithëse niveli i ujit kishte kaluar edhe kuotat e sigurisë.
Djali i kryeministrit Berisha, Shkëlzeni, Damir Fazlliç, dhe ish-ministri Prifti u panë më datën katër janar se bashku, vetëm dy ditë pasi ishin hapur portat e hidrocentralit të Fierzës dhe kishte nisur derdhja masive e ujit.
Fazllic është favorizuar hapur jo vetem ne fushen e energjise por edhe ne blerje trojesh. Ai ka blerë prona me çmim të lirë e më pas duke i shitur ato me çmime shumë më të shtrenjta, pas vendimesh qeveritare qe i ndryshojne destinacionet ketyre trojeve duke ua rritur vleren siç eshte rasti ne Durres. Në të gjitha rastet firma që bën konsulencën juridike si dhe përgatit referencat që pranohen nga qeveria është e vajzës së kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezit.
Damir Fazlliç vjen perseri ne Tirane, merr pjese ne ankandin e Liri Berishes
Damir Fazlliç, serbo-boshnjaku i njohur per publikun shqiptar, eshte rishfaqur ne Tirane duke ngritur serish tensionin politik.
Fazllic ka ardhur ne Tirane dhe eshte vendosur në hotel Sheraton, ku eshte pare me pas ne zhvillimin e mbrëmjes gala te ogranizuar nga fondacioni Fëmijët Shqiptarë “Domenick Scaglione”, i cili siç dihet drejtohet nga bashkëshortja e kryeministrit Liri Berisha. (fotot ne FOTO GALERI)
Ky aktivitet ka shkaktuar sot nje reagim te opozites, e cila ne nje konference per shtyp ka bere deklaraten e meposhtme:
“…Mbrëmë në darkë në Hotel Sheraton është bërë një ankand ku kanë marrë pjesë njerëz të pushtetit dhe të oborrit të pushtetit. Në këtë aktivitet janë shitur piktura të ndryshme dhe kanë marrë pjesë tri kategori njerëzish: tri kategoritë e njerëzve që sot praktikisht sundojnë, zhvatin e grabisin Shqipërinë.
Kategoria e parë e pjesëmarrësve kanë qenë pjesëtarët e familjes biologjike të Sali Berishës: vetë Sali Berisha, Liri Berisha, Argita Berisha, Jamarbër Malltezi, Shkëlzen Berisha dhe Shpresa Breçani që është bërë e njohur vitet e fundit si eksperte kontabël e Fazllicit, Gërdecit dhe së fundi edhe e bizneseve të mafiozit Prudentino.
Kategoria e dytë e pjesëmarrësve kanë qenë ministrat e parave në qeverinë Berisha:
Ilir Meta, Lulzim Basha, Sokol Olldashi, Ridvan Bode, Arben Imami, Ferdinand Xhaferri.
Kategoria e tretë qenë sekserët e familjes Berisha: Albana Vokshi, Arjan Tartari, Damir Fazllic. Na mbetet vetëm të pyesim organizuesit e ankandit nëse në këtë aktivitet ka qenë i pranishëm edhe sekseri tjetër i familjes Rrahman Selmanllari dhe nëse jo mundësisht të na shpjegojnë se ç’arsye madhore mund ta ketë shtyrë zotin Selmanllari të mungojë në një aktivitet të tillë ku janë mbledhur nga i pari tek i fundit të gjithë njerëzit që po privatizojnë e po zhvatin sot pasuritë publike të shqiptarëve.
U kërkojmë po ashtu organizatorëve të këtij ankandi të bëjnë publike sesa piktura janë shitur, me çfarë vlere janë shitur ato dhe së fundi, të deklarojnë origjinën e parave me të cilat janë bërë këto blerje? – perfundon deklarata e PS-se e lexuar nga deputetja Gjermeni.
Serbo-boshnjaku qe ushtron aktivetitet të gjerë në Shqiperi në fushën e naftës dhe të gazit, eshte pare te takohet ne kafen e Sheraton edhe me ish-gjeneralin e NATO-s, Uesli Klark. Nuk jane te pakte zerat ne Tirane qe kane folur shpesh per lidhje mes Fazllic dhe lobimit per hyrjen e Shqiperise ne NATO.
I njohuri si miku i kryeministrit te Shqiperise, Damir Fazllic dhe gjenerali kane qendruar se bashku me shume se gjysem ore. Klark u terhoq nga posti qe mbante pas ndërrimit të administratës së presidentit Klinton. Në prillin e vitit 2007, ai erdhi ne Shqiperi dhe takoi Sali Berishen, por kesaj rradhe si përfaqësues i firmës “Blancers Petrolium” qe interesohej për privazitimin e kompanisë shtetërore të nxjerrjes dhe perpunimit të naftës “ARMO”.
Edhe Fazlliç, njihet per aktivitetin e tij ne Shqiperi në fushën e karburanteve nëpërmjet fimrës “Rompetrol” dhe shoqerise “PETROL SLOVENIA TIRANA WHOLESALE” ku mbesa e kryeministrit Shpresa Breçani, e perfolur edhe ne skandalin e fundit “Prudentino” figuron serish si eksperte kontabël.
Ne nje interviste ne TV Klan ne muajt kur emri i tij nisi te lakohet ne media, Fazllic tha se kishte arritur te bente 50 milion euro pasuri ne dy vjet aktivitet ne Shqiperi. Vete policia e shtetit e shoqeroi Damir Fazllicin ne aeroportin e Rinasit, kur ndaj tij u leshua nje urdher ndalimi nga prokuroria gjate qendrimit te tij te fundit ne Tirane. Kesaj here Fazllic nuk eshte shqetesuar ne viziten e tij te rradhes. Gjate protestave te opozites ne Kuvend per aferat e Fazllic me familjen Berisha, kryeministri i vendit deklaroi publikisht se e kishte mik shtepie dhe se do ta sillte ne Kuvend nese akuzat vazhdonin. Fazllic eshte cituar te kete marre pjese deri edhe ne mbledhje te Keshillit te Sigurimit ne Tirane, gje qe ka shkaktuar akuza te reja nga opozita.
Nderkohe edhe kompania serbe e energjisë “Rudnap”, në pronësi të biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazlliç, ka rilidhur kontratë për 2010 me KESH-in për blerjen e energjisë, ne janar te ketij viti, pikerisht ne kulmin e skandalit te permbytjeve ne Veri nga tejmbushja e Fierzes.
Ne 29 janar te ketij viti KESH bëri publik faktin se ka siguruara kontratat për eksport gjatë muajit shkurt me tre kompani, ku Rudnap pritet të blejë afro 17% të energjisë së prodhuar në vend, duke konfirmuar në këtë mënyrë marrëdhënien e pandërprerë mes kësaj kompanie dhe qeverisë shqiptare. Kompania serbe RUDNAP ka qënë blerësi më i madh i energjisë shqiptare.
Gjatë muajit nëntor e deri më datë 30 dhjetor te vitit te kaluar, ndodhen “levizjet” me nivelin e Fierzes qe sollen permbytjet e mepasme dhe rrezikuan shkaterimin e vete hidrocentralit.
Për t’u theksuar është fakti se megjithëse prodhimi i energjisë në vend gjatë gjysmës së dytë të nëntorit varionte mesatarisht në 16.000 MW/h në ditë, më datë 1 dhjetor ajo pësoi një ulje të fortë duke arritur në 10.676 MW/h në ditë. Kjo datë përkon edhe me ditën kur kompania RUDNAP nuk rezulton më të ketë blerë energji nga Shqipëria.
Dokumentacioni i botuar ne ditet e kaosit te permbytjeve vertetoi se agregatet e HEC-it të Fierzës janë vënë në punë vetëm për të plotësuar nevojat e RUDNAP-it për energji dhe me përfundimin e marrëveshjes ato kanë vazhduar në “regjimin” disa javor të prodhimit të ulët në pritje të klientit të radhës megjithëse niveli i ujit kishte kaluar edhe kuotat e sigurisë.
Djali i kryeministrit Berisha, Shkëlzeni, Damir Fazlliç, dhe ish-ministri Prifti u panë më datën katër janar se bashku, vetëm dy ditë pasi ishin hapur portat e hidrocentralit të Fierzës dhe kishte nisur derdhja masive e ujit.
Fazllic është favorizuar hapur jo vetem ne fushen e energjise por edhe ne blerje trojesh. Ai ka blerë prona me çmim të lirë e më pas duke i shitur ato me çmime shumë më të shtrenjta, pas vendimesh qeveritare qe i ndryshojne destinacionet ketyre trojeve duke ua rritur vleren siç eshte rasti ne Durres. Në të gjitha rastet firma që bën konsulencën juridike si dhe përgatit referencat që pranohen nga qeveria është e vajzës së kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezit.