Katër orë pasi Garda zbuloi sasisë prej 200 gr eksploziv C4 poshtë makinës që sapo kishte hyrë në oborrin e kryeministrisë zbardhen rrethanat e ngjarjes.
Burime bëjnë të ditur se Garda e kryeministrisë ka arritur të shmangë një antetat të mirëfilltë ndaj prefektit të Vlorës, Besnik Dervish i cili ishte dhe pronari dhe drejtuesi i automjetit ku sot në mëngjes u gjet e instaluar sasia e eksplozivit.
Madje burime nga uniformat blu kanë bërë të ditur se mëngjesin e sotëm prefekti kishte udhëtuar nga Vlora drejt Tiranës me eksplozivin C4 të vendosur në shasi pranë sabratorit të mjetit, gati për të shpëthyer. Dervishi dhe familja e tij është marrë në mbrojtje nga uniformat blu.
Mësohet se Dervishi kishte shkuar në selinë e kryeministrisë ku kishte lënë një takim me drejtorin e Departamentit të Antikorrupsionit në Kryeministri, Ergys Hoxha.
Më pas Dervishi e ka lënë makinën në hyrje të selisë së kryeministrisë, duke i kërkuar një punonjësi të Gardës që ta parkonte atë brenda në perimetrin e kryeministrisë, ndërkohë që Ergys Hoxha ka qenë duke e pritur në këmbë që të shkonin së bashku në kafe.
Makina ka hyrë brenda në perimetrin e kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e kombit”, rreth orës 09:20 minuta të ditës së sotme (13 gusht 2013).
Kontrolli i specializuar i ushtruar nga efektivat e Gardës në hyrje të zonës së brendshme të Kryeministrisë, konstatoi objektin e dyshuar si eksploziv në pjesën e poshtme të automjetit pranë gomës së pasme në krahun e shoferit, e lidhur me shasinë e automjetit. Menjëherë është vënë në alarm Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës e cila rrethoi godinën me shirit dhe bllokoi lëvizjen e qarkullimit në të gjithë bulevardin.
30 minuta më pas (Ora 10:00) ekspertët e xhenios kryen shpërthimin e kontrolluar duke neutralizuar sasinë e eksplozivit që ndodhej në makinën tip Peugeot model 407 ngjyrë gri me targa TR 5066 N, në pronësi të prefektit të Vlorës.
Në vendngjarje ishin edhe kreu i SHISH, Visho Ajazi. Gjithashtu aty janë dhe kreu i Gardës Gramoz Sako, ministri i Brendshëm Saimri Tahiri, dhe ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli.
NGJARJA MINUTE PAS MINUTE
ORA 13:20 PERFUNDON MARRJA NE PYETJE E BESNIK DERVISHIT
Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi ka lënë ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku ka dhënë dëshminë e tij për gati 3 orë. Dervishi është larguar nga ambientet e prokurorisë me një makinë policie, duke mos dhënë asnjë deklaratë për median. Dervishi dhe familja e tij është marrë në mbrojtje nga uniformat blu. Hetimet drejtohen nga prokurori
Ora 13: 10 GARDA SHMANGU ATENTATIN NDAJ DERVISHIT
Burime nga A1 Report dhe Shqiptarja.com bëjnë të ditur se Garda e kryeministrisë ka arritur të shmangë një antetat të mirëfilltë ndaj prefektit të Vlorës, Besnik Dervish i cili ishte dhe pronari dhe drejtuesi i automjetit ku sot në mëngjes u gjet e instaluar sasia e eksplozivit.
Madje burime nga uniformat blu kanë bërë të ditur se mëngjesin e sotëm prefekti kishte udhëtuar nga Vlora drejt Tiranës me eksplozivin C4 të vendosur në shasi pranë sabratorit të mjetit, gati për të shpëthyer.
Mësohet se Dervishi kishte shkuar në selinë e kryeministrisë ku kishte lënë një takim me drejtorin e Departamentit të Antikorrupsionit në Kryeministri, Ergys Hoxha.
Më pas Dervishi e ka lënë makinën në hyrje të selisë së kryeministrisë, duke i kërkuar një punonjësi të Gardës që ta parkonte atë brenda në perimetrin e kryeministrisë, ndërkohë që Ergys Hoxha ka qenë duke e pritur në këmbë që të shkonin së bashku në kafe.
ORA 13:00 TE KRIMET E RENDA DY ZV/DREJTORET E POLICISE SE SHTETIT
Dy zëvendësdrejtorët e Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga dhe Altin Qato kanë dalë nga ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku kanë zhvilluar takime me krerët e saj dhe kanë qenë të pranishëm gjatë marrjes në pyetje të Dervishit. Ndërkaq mësohet se, prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi ndodhet ende në ambientet e prokurorisë ku është duke u marrë në pyetje në lidhje me atentatin që i ishte përgatitur me lëndë plasëse C4.
ORA 12:21 DIDI MBLEDH KRERET E POLICISE DHE PROKURORISE
Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka zhvilluar një mbledhje urgjente me drejtorin e Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, krerët e njësive që po merren me hetimin e kësaj ngjarjeje si dhe kryeprokurorin e Krimeve të Rënda, Eugen Becin.
Gjatë takimit është bërë një rezume e punës hetimore deri në mesditë ndërsa është kërkuar zbardhja sa më e shpejtë e kësaj ngjarjeje të rëndë.
ORA 12:13 VAZHDON TE MERRET NE PYETJE BESNIK DERVISHI
Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda po merret në pyetje prefekti i Vlorës Besnik Dervishi, i cili kishte në pronësi makinën ku u gjet eksplozivi.
ORA 11:37 MAKINA NË PËRDORIM NGA DREJTORI I ANTIKORRUPSIONIT NE KRYEMINISTRI
Burime nga Ministria e Brendshme kanë bërë të ditur për A1 Report dhe Shqiptarja.com se, makina ku u gjet lënda shpërthyese është në pronësi të prefektit të qarkut të Vlorës, Besnik Dervishi. Burimet thanë se ky i fundit po merret aktualisht në pyetje. Ndërkohë mendohet se makina është në përdorim nga Ergys Hoxha, i sapo emëruar në postin e Drejtorit të Antikorrupsionit në Kryeministri.
ORA 11:27 VAZHDOJNË HETIMET NË VENDIN E NGJARJES
Në vendin e ngjarjes në ambientet e selisë së kryeministrisë vazhdojnë hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Ekspertë të Policisë së Tiranës, të sektorit Anti-terrorit ndodhen në vendin ku ishte makina ku ndodhej lënda shpërthyese. Këta të fundit janë duke mbledhur çdo provë që gjendet në vendin e ngjarjes.
ORA 11: 17 MINISTRIA E BRENDSHME: NE MAKINE 200 GR EKSPLOZIV C4
Ministria e Brendshme jep informacion zyrtar.
“Ne datë 13.12.2013, rreth orës 09:30 automjeti tip “Peugeot” me targa “TR 5066 N”, në pronësi të shtetasit Besnik Dervishi, me detyrë prefekt i Vlorës, është drejtuar për të hyrë në mjediset e selisë së Kryeministrisë. Nga kontrolli i specializuar i ushtruar nga efektivat e Gardës në hyrje të zonës së brendshme të Kryeministrisë, është konstatuar se në pjesën e poshtme të automjetit ishte vendosur një objekt i dyshuar si sasi eksplozivi.
Oficerët e Gardës së Republikës i kërkuan drejtuesit dhe pasagjerit të automjetit, të largoheshin nga mjeti si dhe bënë bllokimin e lëvizjes së mjeteve në hyrje të Kryeministrisë. Menjëherë janë njoftuar shërbimet e specializuara të Policisë së Shtetit dhe Njësia Antieksploziv e repartit RENEA si dhe Prokuroria për Krimet e rënda. Policia ka urdhëruar dhe ka marrë masa të menjëhershme për evakuimin e të gjithë personave rreth vendit të ngjarjes duke siguruar edhe perimetrin e nevojshëm për kryerjen e veprimeve nga ana e ekspertëve antieksploziv.
Nga veprimet e kryera nga njësia antieksploziv dhe nga kqyrja e detajuar e automjetit është vërtetuar se në mjet ishte vendosur një sasi prej më shumë se 200 gram eksploziv C4, me të cilën ishin lidhur dy kapsolla detonatore dhe një celular. Njësia antieksploziv në Policinë e Shtetit ka marrë të gjitha masat, duke bërë neutralizimin e sasisë së eksplozivit.Grupit hetimor po vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarje.”- njofton ministria e Brendshme.
ORA 11:05 BURIME NGA MINISTRIA E BRENDSHME DHE POLICIA E SHTETIT 300 GRAM TRITOL
Burime nga Ministria e Brendshme dhe Policia e shtetit saktësojnë se në makinë janë gjetur rreth 300 gr tritol të lidhura me dy celularë. Tritoli ishte vendosur në pjesën e poshme të makinës pranë gomës së pasme në krahun e shoferit, e lidhur me shasinë e automjetit. Policia largon automjetin drejt ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku makina do i nënshtrohet kontrollit të imtësishëm. Eksplozivi është zbuluar me anë të një pasqyre.
ORA 11:00 MAKINA NË PËRDORIM TË NJË PUNONJËSI TË KRYEMINISTRISË
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, automjeti është parkuar rreth orës 09:15 minuta dhe gjatë kontrollit të makinës është konstatuar një sasi lënde e huaj që ka qenë në pjesën e poshtme të makinës.
Makina në pronësi të prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. Gjatë marrjes në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, prefekti Besnik Dervishi dhe personi i cili kishte në përdorim makinën, kanë deklaruar se, nuk e dinë se si lënda eksplozive mund të ketë përfunduar në makinë.
ORA 10: 55 MAKINA NE PRONESI TE PREFEKTIT TE VLORES
Burime nga ministria e Brendshme bëjnë të ditur se makina është në pronësi të prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi por aktualisht ka qenë në përdorim nga një person tjetër. Policia nuk jep identitetin e këtij të fundit.
ORA 10:45 BRAÇE: ISHTE LËNDË EKSPLOZIVE
Deputeti i PS-së shkruan në facebook se nuk kemi të bëjmë me një alarm fals por lëndë eksplozive.
ORA 10: 40 BURIME NGA MINISTRIA E BRENDSHME: ALARMI NUK ISHTE FALS
Burime nga Ministria e Brendshme saktësojnë se nuk kemi të bëjmë me një alarm fals. Në Makinë ekspertët e xhenios kanë mbledhur materiale të një objekti të dyshimtë si lëndë plasëse që po merret për tu ekzaminuar.
ORA 10:33 DYSHOHET TE KETE LENDE PLASESE
Sipas burimeve të minsitrisë së Brendshme është gjetur një objekt i dyshimtë si lëndë plasëse që po merret për tu ekzaminuar. Lënda plasëse është marrë dhe po analizohet nga ekspertët. Provat materiale do analizohen. Eshtë hapur dhe qarkullimi i lëvizjes në bulevard.
ORA 10: 13 SHOQEROHEN OFICERET E GARDES QE NDODHESHIN ME SHERBIM TE KRYEMINISTRIA
Gazetari ynë Arsen Rusta informon se janë shoqëruar oficerët e gardës që ndodheshin në shërbim gjatë kohës kur mendohet se makina ka hyrë brenda në perimetrin e kryeministrisë
ORA 10: 09 INDENTIFOKET PRONARI I MAKINES
Identifikohet edhe pronari i makinës në të cilën u njoftua se kishte lëndë plasëse. Burime nga Policia e Shtetit kanë bërë të ditur se, makina e llojit “Peugot” 407 me ngjyrë gri me targa Tr 5066 N me numër shasie 207 i përket Besnik Rrapo Dervishit. Me këtë emër rezulton të jetë Prefekti i qarkut të Vlorës por këto janë të dhëna paraprake.
Ora 10:02 KRYHET SHPERTHIMI I KONTROLLUAR
Ekspertët e xhenios kryen shpërthimin e kontrolluar.
ORA -09: 55 BEHET GATI SHPERTHIMI I KONTROLLUAR
Ekspertët e xhenios që ndodhen pranë kryeministrisë bëjnë gati për të kryer shpërthimin e kontrolluar të objektit i cili ndodhet brenda makinës gri pranë kryeministrisë.
ORA 09:50 NJE PROKUROR VERIFIKON KAMERAT
Një prokuror i Prokurorisë së Tiranë në vendin e ngjarjes së bashku me oficerët e policisë po bëjnë verifikimet për kamerat e sigurisë për të parë si mund të ketë hyrë makina brenda perimetrit të kryeministrisë. Makina aktualisht ndodhet në krahun e majtë të kryeministrisë, pikërisht në krah të Piramidës. Policia urdhëron largimin e gazetarëve
ORA 09:45 NË VENDNGJARJE KRERËT E GARDËS DHE POLICISË
Të gjithë drejtuesit Policisë së Shtetit dhe të Gardës ndodhen pranë selisë së kryeministrisë. Nuk dihet si ka mundur të futet në perimetrin e kryeministrisë. Jo zyrtarisht mendohet se brenda makinës ka sasi eksplozivi.
Ndërkaq Kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në zyrën e tij, ndërkohë që dje ishte në Itali për një vizitë zyrtare.
ORA 09: 35 KODHELI NE KRYEMINISTRI, ZGJEROHET RRETHIMI I ZONES
Në orën 09:35 minuta në selinë e kryeministrisë ka mbërritur ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.Policia dhe Garda e Republikës ka zgjeruar rrethimin e zonës duke bllokuar edhe qarkullimin i automjevete dhe i këmbësorëve.
ORA 09:33 NJE EFEKTIV XHENIER KONTROLLON NJE MAKINE QE NDODHET PRANE KRYEMINISTRISE
Një efektiv xhenier ka kontrolluar një makinë të dyshuar që ndodhet pranë kryeministrisë. Gazetari ynë në vendin e ngjarjes Arsen Rusta njofton se, makina që është kontrolluar është e modelit Peugot model 407 ngjyrë gri me targa TR 5066 H.
ORA 09: 27: ALARM PER BOMBE PRANE KRYEMINISTRISE, EVAKUOHET KRYEMINISTRIA
Alarm në kryeministri për vendosjen e një lënde eksplozive. Lajmi bëhet i ditur nga gazetari ynë që ndodhet në vendin e ngjarjes. Makinat qe ndodhen pranë selisë së kryeministrisë janë duke u larguar nga zona. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, pranë selisë së kryeministrisë ndodhet një makinë që ka një send të dyshimtë brenda.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat xheniere që kanë nisur kontrollin e ambienteve të selisë së qeverisë.
Alarmi në lidhje me këtë ngjarje është dhënë nga Garda e Republikës që ka njoftuar policinë, që ka rrethuar zonën me shiritin e skenës së krimi.
Deri më tani nuk dihet shumë në lidhje me këtë ngjarje. Ndërkaq është evakuar personeli i kryeministrisë që ka shkuar tek ndërtesa e Ministrisë së Financave.