Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e 3 personave ka ndodhur paraditen e sotme në Fier.
Dy furgona janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë janë plagosur shtetasit Dyshan Zeqo dhe Gëzim Mehmeti përkatësisht nga 57 vjeç dhe 22-vjeçarja Aida Bestrova.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit dhe sipas mjekëve gjëndja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.