Home Aktualitet Bulevardi i Tiranes, sot shpallet projekti fitues

Bulevardi i Tiranes, sot shpallet projekti fitues

710
0

Bashkia e Tiranes pritet te shpalle sot projektin fitues per bulevardin e ri te Tiranes dhe dhe rehabilitimin e lumit te Tiranes. Gjate dy diteve eshte bere prezantimi i dy projeketeve, te cilen nekete faze finale kane ardhur me disa ndryshime. Nje dite me pare kreu i bashkise se Tiranes, Lulzim Basha tha qe do të dëgjohet jo vetëm zëri i ekspertëve më të mirë vendas e ndërkombëtarë, por edhe i qytetarëve të Tiranës. Dy studiot finaliste jane Grimshaw the DAR.
Studiot finaliste që në fillim kanë pasur koncepte krejtësisht të ndryshme për zgjatimin e bulevardit të Tiranës. Në prezantimin e djeshëm u bë me dije shtimi i disa elementeve të reja që lidheshin kryesisht me gjerësinë e bulevardit, menaxhimin e transportit publik, hapësirat ku do të ndërtohet, parkimet, pastrimin e lumit të Tiranës dhe hapësirat e gjelbra. Në projektin e “DAR Group Turkey & United Kingdom” bulevardi ka një pamje unike me një park brenda tij. Është linear dhe ka një vijë shikimi me perspektivë të gjatë. Në të dy krahët e bulevardit janë parashikuar ndërtime kryesisht të ulëta. Hyrja e bulevardit, ndryshe nga projekti fillestar, nuk do të ketë më dy kulla që bënin kalimin nga bulevardi i vjetër tek i riu. Ato janë zhvendosur për të mos ndërprerë vazhdimin e tij. Pastaj shtrihen qendrat tregtare, kampusi universitar dhe ndërtesa të tjera banimi e polifunksionale. Në këtë projekt bulevardi merr karakter klasik dhe monumental.
Studioja e dytë, “Grimshaw Architects”, e ka konceptuar bulevardin sipas një tematike të caktuar. Bulevardi në projektin e saj nuk është linear, por është i ndarë në tri hapësira urbane në formën e xhepave ose shesheve. Kjo studio ka parashikuar ndërtimin e parkingjeve me kate. Sipas konceptit të kësaj studioje shihet edhe mundësia e njerëzve që mund të

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here