Home Bota Francois Hollande është zyrtarisht presidenti i ri i Francës

Francois Hollande është zyrtarisht presidenti i ri i Francës

613
0

Ceremonia e betimit është zhvilluar në Pallatin Elize, me pjesëmarrjen e personaliteteve të shquara franceze. Hollande është pritur në Pallatin Elize nga Presidenti në largim, Nicolas Sarkozi I cili I ka dorëzuar atij mandatin e presidentit.

Në fjalën e tij, presidenti Hollande garantoi angazhim të plotë, luftë ndaj diskriminimit dhe zhvillim të vendit pavarësisht problemeve ekonomike që ka vendi.

“Në këtë ditë më besohet përgjegjësia më e madhe e këtij shteti do të doja t`i shprehja popullit franzez një mesazh besimi, ne jemi vend i madh që ka ditur të përballet me sfidat. Garantoj ndershmëri për të hapur një rrugë të re në Evropë për të kontribuar në paqen ndërkombëtare. Ne jemi duke mobilizuar të gjitha forcat për të përmirësuar burimet tona, produktivitetin, punën e fermerëve tanë, të shërbimeve publike. Kushti i parë për të rifituar këtë besim është të jemi të bashkuar si komb dhe duhet të jemi të unifikuar” theksoi Hollande.

Shteti sipas tij nuk do te jete partiak, pasi i perket te gjithe popullit dhe jo atyre qe kane marre pergjegjesi per nje periudhe te caktuar kohe.

Hollande pritet të emërojë edhe kryeministrin e vendit për të cilin mediat franceze theksojnë se janë tre emra: Jean Marc Ayrault, Martine Aubry dhe Manuel Valls, që flitet edhe për postin e ministrit të Brendshëm. Por në dritë ka dalë gjithashtu emri i Pierre Moscovici, që është në lojë për postin e ministrit të Jashtëm, bashkë me Laurent Fabius. Ndërsa për Ekonominë duket e sigurt se do të drejtohet nga Michel Sapin.

Menjëherë pas betimit, Hollande do të udhëtojë për në Gjermani për të biseduar me Kancelaren, Angela Merkel. Udhëtimi thekson edhe njëherë rëndësinë e marrëdhënieve gjermano-franceze në Evropë në një kohë tejet të trazuar.

Hollande ka zhvilluar një fushatë, e cila është fokusuar në rritjen ekonomike në krahasim me masat shtrënguese, një politikë që shumë e shohin se do ta vërë kreun e ri francez në konflikt me Gjermaninë.

Ditë më parë, socialisti i parë në krye të shtetit francez që nga koha e Francois Miterrand, i konsideruar një sfidues i zgjidhjes gjermane të krizës së borxhit, deklaroi se fitorja e tij më në fund do t`i krijojë Europës idenë se masat shtrënguese anti-krizë nuk janë opsioni i vetëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here