Home Aktualitet Vrasja e ambasadorit turk, reagon Turqia

Vrasja e ambasadorit turk, reagon Turqia

598
0

165Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu duke reaguar në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus në Ankara, Andrei Karlov në një sulm të armatosur se “Ky sulm nuk kishte synim vetëm ambasadorin Andrei Karlov, por edhe Rusinë, Turqinë dhe marrëdhëniet Rusi-Turqi”, raporton Anadolu Agency.

Çavuşoğlu tha se janë tronditur nga vrasja e ambasadorit Andrei Karlov në hapjen e një ekspozite në një kohë të kulminimit të marrëdhënieve Ankara-Moskë.

“Para së gjithash, e dënojmë ashpër këtë sulm”, ka thënë Çavuşoğlu, duke rikujtuar se presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar bisedë me presidentin rus Vladimir Putin dhe më pas ka dalë me deklaratë.

Duke nënvizuar se Rusia dhe populli rus e di mirë se cili ka qenë qëllimi i këtij sulmi, Çavuşoğlu tha se “Ky sulm nuk kishte synim vetëm ambasadorin Andrei Karlov, por edhe Rusinë, Turqinë dhe marrëdhëniet Rusi-Turqi”.

Çavuşoğlu ka përcjellë ngushëllimet e tij deri te bashkëshortja dhe familja e Karlov-it dhe është shprehur se ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij rus Sergei Lavrov.

Ai po ashtu ka ngushëlluar edhe popullin mik të Rusisë.

Ministri Çavuşoğlu më tej ka theksuar se ambasadori Andrei Karlov i cili ka qenë një diplomat i mirë ka dhënë përpjekje të shumta për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe që nga dita e parë e detyrës, madje edhe në kohëra të vështira dhe pas rrëzimit të avionit rus.

“U tregoi të gjithëve se ishte diplomat i vërtetë në ditë të vështira. Ai nuk ishte vetëm diplomat i mirë, por edhe një njeri i mrekullueshëm dhe mik”, ka vazhduar Çavuşoğlu.

Duke theksuar se për herë të fundit me ambasadorin Karlov janë takuar gjatë vizitës së presidentit të Tataristanit në Ankara, Çavuşoğlu ka thënë se “Me të vërtetë për mua ishte një mik personal. Për këtë arsye jam shumë i pikëlluar. Vërtetë, e gjithë Turqia dhe populli turk janë të pikëlluar”.

Çavuşoğlu ka vënë në pah se në Rusi dhe Turqi mbizotëron arsyeja e shëndoshë.

Më tej, ai ka vazhduar: “Së bashku do të zbulojmë se çfarë ndodhet prapa kësaj dhe çfarë është planifikuar. Presidenti ynë pa hamendje pranoi propozimin e presidentit Putin për krijimin e një komisioni të përbashkët hetimor. Me përpjekje të përbashkëta dhe në mënyrë transparente do të nxjerrim në dritë se çfarë qëndron prapa sulmit dhe patjetër do ta kërkojmë llogarinë në suaza të dretjsësisë. Do ta prishim këtë lojë”.

Ai ka theksuar se sulmet e këtilla forcojnë luftën e Turqisë dhe Rusisë kundër terrorit.

Çavuşoğlu ka rikujtuar edhe takimin që do të mbahet ditën e nesërme në Moskë mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit në lidhje me të ardhmen e Sirisë, duke shtuar se “Do të vijë edhe ministri i Mbrojtjes dhe do ta vazhdojmë këtë bashkëpunim. Sulmet e këtilla nuk do të na largojnë nga rruga jonë”.

Vrasja e ambasadorit rus në Turqi, flet për herë të parë edhe Erdogan

erdogan

Presidenti turk, Erdogan ka folur për herë të parë për atentatin ndaj ambasadorit rus në Ankara, Andrei Karlov.
Erdogan, ashtu sikurse edhe Putin, ka thënë se i bashkohet homologut rus në qëndrime dhe se mes dy vendeve nuk ka asnjë përplasje për ngjarjen.

Madje, ai ka qenë i mendimit njësoj si edhe Putin, se vrasja është një provokim i rëndë për të nxitur konflikt mes dy vendeve.

“Ne të dy e dimë se ky provokim i rëndë nuk do të prekë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë. Të dyja vendet nuk do bien në nivelin e këtij provokimi”, tha Erdogan.

“Dihet se kjo vrasje tashmë kërkon që të prishë procesin e paqes në Siri, të arritur me ndihmën e Rusisë dhe Turqisë”, tha Erdogan duke qenë në të njëjtën linjë me Putinin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here