Bajerni i Mynihut ka poshtëruar Barcelonën në shtëpi me rezultatin e thellë 3-0 duke vulosur rezultatin e përgjithshëm 7-0 dhe mbyllur epokën legjendarë të katalanasve në Evropë dhe në Spanjë. Por ndeshja e mbrëmshme në Spanjë do të mbahet mend gjatë nga të gjithë, pasi në fushë nuk zbriti nga minuta e parë argjentinasi Lionel Mesi.
Mediat kanë aluduar për mungesën e sulmuesit, por sipas stafit teknik të ekipit të blaugranëve, sulmuesi ishte i dëmtuar dhe drejtuesit nuk kanë rrezikuar për ta zbritur në fushë. Por pyetja që lind është se përsëri Mesi luajti me ekipin e Bilbaos në fundjavë dhe me Bajernin jo. Megjithatë më e rëndësishme është që Bajerni do të luajë në finalen e madhe të ‘Uemblit’. Gjermanët kanë vendosur diktatin edhe në Spanjë duke mos e diskutuar fitoren dhe katin që luajnë në transfertë.
Ndeshja ka nisur e mirë për vendasit, por pjesa e parë ka përfunduar në barazim pa gola. Në pjesën e dytë pas dy minutave lojë është Robben që pas një inkursioni nga e djathta futet në zonë shmang një mbrojtës dhe si gjithmonë gjuan me të majtën duke ndalur sferën në rrjetë. Goli shokon Barcelonën që tani duhet të shënojë katër dhe të mendojë për shtesën, por nuk ndodhi as një gjë e tillë. Pas disa raste për të dyfishuar rezultatin, gjermanët arrijnë të shënojnë me ndihmën e Pikes që devijon një top të krosuar në zonë nga Riberi në minutën e 42′ të ndeshjes. Mesi nuk ka ctë bëjë, por mbetet të shikojë katastrofën nga bankina dhe të falenderojë stafin që nuk e bëri pjesë të humbjes së madhe.
E ndërsa kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Myller nuk mendon kështu por vendos edhe emrin e tij në listën e artë të golashënuesve që shëuan në një stadium mitik që heshti për një natë që do të mbahet mend gjatë. Pas golit të tretë arbitri nuk jep asnjë minutë shtesë por vërshëllen duke dërguar Bajernin në finale, e cila është e parë për dy ekipe gjermane që takohen për të diskutuar një trofe të tillë në Evropë. Ndërsa Barcelona largohet me kokën poshtë pas pushtimit gjerman.