Home Aktualitet “Le Iene” interviston ish shefin e anti-droges, Dritan Zagani

“Le Iene” interviston ish shefin e anti-droges, Dritan Zagani

802
0

zaganiEmisioni italian “Le Iene” i ka kushtuar një reportazh investigativ ish-shefit të antidrogës së Fierit, Dritan Zagani. Gazetari Luixhi Pelaza ka siguruar një intervistë me Zaganin në Zvicër, ku momentalisht ish-polici shqiptar ka kërkuar mbrojtje për familjen e tij dhe azil politik. Zagani ka rrëfyer edhe një herë arsyet e arratisë së tij dhe se si u tradhtua nga shefat e tij dhe përfaqësuesit italianë të interpolit.

“Shefat ishin bashkë me mua në operacion. Nuk kisha përse t’i lajmëroja” – thotë ai.

“Shefat ishin bashkë me mua në operacion. Nuk kisha përse t’i lajmëroja”. Përse një diplomate duhet të marrë nënshtetësinë shqiptare. Nga të dhënat e tjera del se ajo ka birësuar dy fëmijë shqiptarë në këtë mënyrë pasi ligji italian nuk ia lejon të birësojë fëmijë një person i pamartuar. Si shkëmbim për dhënien e nënshtetësisë ajo gënjeu në rastin tim”, thotë Zagani për gazetarin italian.

Zagani ka përmendur në intervistë edhe kontaktin e tij në Itali.

Ai ishte një italian i quajtur Alesandro Giuliani, efektiv i Guardia di Finanza, agjent sekret që komunikonte me burime të ndryshme, përfshirë trafikantë, për të mbledhur informacion mbi trafikun e drogës.

Zagani fliste shpesh me të për trafikun e drogës dhe trafikantët. Sipas tij tashmë të gjitha telefonatat janë konsideruar sikur ata kanë bërë së bashku trafik droge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here