Karakteri i saj intrigues dhe bukuria që e karakterizojnë e kanë bërë të jetë një ndër femrat më sharmante të skenës shqiptare! Bëhet fjalë për akoren Olta Gixhari, e cila së fundmi është bërë imazhi më i ri i “Albtelecom”, duke i rrëmbyer “trofeun” Elvana Gjatës.
Edhe pse prej ditësh rrjetet sociale ishin mbushur me mistere se kush qëndronte pas fotos sensuale të trupit në reklamën e re të Eagle Mobile dhe Albtelecom, ka qenë pikërisht Olta që ka zbuluar të vërtetën.
Në posterat e publikuar dhe spotete publicitare në shfaqen plot freski aktorja Olta Gixhari dhe djemtë Visjan Ukcenaj, Shyqyri Caushajdhe Rael Hoxha. Këtë sezon, Olta është përzgjedhur për të qenë imazhi i ri i kompanisë së telefonisë celulare Eagle Mobile, duke nënshkruar një kontratë një vjeçare.
Aktorja sharmante ka postuar disa foto në profilin e saj në “Instagram” dhe “Facebook” ku bien në sy linjat perfekte, ku dhe komentet tregojnë se “Albtelecom” ka goditur në zgjedhjen e imazhit femëror.