Home Sport Rama inspekton stadiumin “Elbasan Arena”, shprehet se ploteson standartet europiane

Rama inspekton stadiumin “Elbasan Arena”, shprehet se ploteson standartet europiane

796
0

138474ELBASAN – Kryeministri Edi Rama ishte sot në Elbasan ku inspektoi punimet në stadiumin e “Elbasan Arena”. Në fjalën e tij kryeministri Rama siguroi se stadiumi do të jetë gati për ndeshjen e radhës të kombëtares kuqezi më 11 tetor ndaj Danimarkës, ndërsa shtoi se ky do të jetë edhe stadiumi i parë në vend që plotëson të gjitha standartet europiane.

Rama tha se krahas të tjerave, ky do të jetë edhe një stadium olimpik, ku punimet për këtë do të fillojnë pas ndeshjes së parë, ku pista do të shtrohet me tartan.

Ndërtimi i këtij stadiumi si dhe nisma të tjera në këtë qytet, siç theksoi kryeministri do të bëjnë që Elbasani të shndërrohet në qendër të gravitetit për të gjitha llojet e sporteve

“Jemi pothuajse gati në një stadium që plotëson të gjitha standardet. Të jetë edhe olimpik pas ndeshjes së parë do shtrojmë pistën e parë në shqip me tartan. Duam që Elbasani të jetë një qendër graviteti jo vetëm për futboll por edhe për sportin në përgjithësi.” u shpreh Rama

Kryeministri Rama edhe më parë ka inspektuar punimet në shtëpinë e re të kombëtares shqiptare, teksa ka ndarë në rrjetet sociale edhe fazën në të cilën punimet kanë vijuar.

Pak ditë më parë edhe televizioni A1 Report, siguroi një video ekskluzive të stadiumit të ri nga brenda si dhe disa nga detajet e standardeve europiane që do të ketë “Elbasan Arena”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here