Home Aktualitet Ambasada gjermane pergenjeshtron deklaraten e De Maiziere

Ambasada gjermane pergenjeshtron deklaraten e De Maiziere

711
0

ambasada-gjermaneAmbasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë ka përgënjeshtruar sot raportimet që disa media i kanë bërë deklaratave gjatë konferencës për shtyp të Ministrit të Brendshëm Federal të Gjermanisë, z. Thomas de Maizière, rreth gjendjes së krimit të organizuar

“Nisur prej raportimeve objektivisht të pasakta të disa mediave rreth konferencës për shtyp të Ministrit të Brendshëm Federal të Gjermanisë, z. Thomas de Maizière, mbajtur më 1.10.2014 “Rreth gjendjes së krimit të organizuar në nivel federate për vitin 2013” përcillet më poshtë teksti i citatit të Ministrit referuar Shqipërisë: “Unë kam biseduar me Ministrin e Brendshëm së bashku me kolegun tim francez. Ai është i ri në detyrë dhe tejet i angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar. Kjo është diçka e vështirë duke konsideruar faktin, që krimi i organizuar kishte depërtuar ndërkohë deri në strukturat e aparatit shtetëror, dhe kërkon – e këtë e them mjaft seriozisht – kurajo personale nga ata që qeverisin”, thuhet në përgënjeshtrimin e  ambasadës gjermane.

Disa media shqiptar si on-line ashtu edhe të shkruara raportuan se Ministri i Brendshme i Gjermanisë ka deklaruar se krimi organizuar ka lidhje me struktura të shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here